By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbyllen 13 institute shkencore, 13 të tjera nën monitorim të fuqishëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbyllen 13 institute shkencore, 13 të tjera nën monitorim të fuqishëm
Maqedoni

Mbyllen 13 institute shkencore, 13 të tjera nën monitorim të fuqishëm

admin
Last updated: 13/05/2025 13:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Janë mbyllur gjithsej 13 institute shkencore, ndërsa 13 të tjera janë nën monitorim të rreptë dhe mbetet të shihet se sa prej tyre do të mbyllen. Është mbyllur edhe një lëmi mjekësore, do të mbyllet dhe një tjetër, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Jasnevska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas panelit në kuadër të Samitit “Maqedonia 2025”, Janevska ka thënë se është fshehtësi publike marrja e diplomave të falsifikuara dhe të pamerituara. Në raste të tilla, siç theksoi ajo, “të dyja palët janë pjesëmarrëse dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për kryerjen e veprës penale”.

null

“Është sekret publik, njerëzit flasin hapur kur janë në një rreth privat, se kanë fituar diploma të tilla, por siç thashë, vështirë të provohet se njëra ose pala tjetër është pjesëmarrëse, të dyja palët duhet të përgjigjen, është një vepër kriminale. Por meqenëse është edhe sekret publik dhe meqenëse kemi instrumente me të cilat mund të kontrollojmë cilësinë e arsimit në institucione të caktuara të arsimit të lartë, ne e bëjmë këtë. Ka paqartësi në Ligj, ka gjëra në të kaluarën që nuk janë bërë, për shembull vlerësimet nga Agjencia për cilësinë në arsimin e lartë. Që të mund të mbyllim procesin, duhet të bëjmë ndryshime në ligjet për arsimin e lartë, për aktivitetin kërkimor shkencor, për inovacionet,… Atë që na lejon Ligji për shkencën atë e zbatojmë. Mund që ligjërisht të mbyllim dhe kemi mbyllur 13, derisa 13 të tjera janë nën monitorim të rreptë. Do të shohim se sa prej tyre do të mbyllen. Mbyllëm një lëmi mjekësore, tani do të mbyllim një tjetër. Ende jemi duke e përfunduar procesin, sepse nuk dua që procedura të mos jetë si duhet. Do ta kompletojmë dhe do të vazhdojmë në atë drejtim në të ardhmen”, ka thënë Janevska.

Sipas saj, kur filluan inspektimet dhe mbylljet, një numër i caktuar i instituteve vetë kanë paraqitur kërkesë për mbyllje.

“Ata ishin të vetëdijshëm se nuk i plotësonin kushtet dhe i mbyllëm”, thekson Janevska.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska për dikasterin Shëndetësi: Është herët të mendohet për një gjë të tillë, ka kush tregon si do të jetë
Next Article Takim i BNJVL për nismën që qendrat për punë sociale të kalojnë nën kompetencë të vetëqeverisjes lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?