By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
MaqedoniTOP LAJM

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

admin
Last updated: 29/09/2026 23:19
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator argument.mk/ – Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin, por duhet të shërbejnë si bazë për dialog dhe mirëkuptim, porositi ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christophe Le Rigoler, në një intervistë për “Telma”.

Sipas tij, Evropa ka vuajtur për një kohë të gjatë nga ideologjitë, të cilat, në vend që të çojnë përpara shoqëritë, i kthejnë ato prapa.

Me hapjen e ekspozitës “Solidariteti si e ardhme” në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup, sonte nis konferenca ndërkombëtare “Dialogët evropianë, trashëgimia dhe e ardhmja evropiane”, ku janë paraparë disa debate, mes tyre edhe diskutimi me temën “Çfarë Evrope duam nesër?”.

“Unë do të doja një Evropë ku të ndalojmë së manipuluari me historinë, ku do të pranojmë se historia është realitet, sepse ekzistojnë fakte që tregojnë se diçka ka ndodhur. Mund të kemi interpretime të ndryshme të historisë dhe këtë e kuptoj. Por interpretimi i ndryshëm nuk duhet të ushqejë narrativa politike dhe nacionaliste”, tha Le Rigoler.

Ai theksoi se Evropa e ka paguar një çmim të lartë për nacionalizmin dhe konfliktet territoriale, duke shtuar se sot duhet të krijohen kushte që kontinenti të mos përsërisë gabimet e së kaluarës.

“Ne në Evropë e kemi paguar shumë shtrenjtë çmimin e nacionalizmit, i kemi paguar shtrenjtë konfliktet territoriale. Sot duam të krijojmë kushte që të mos biem sërish në atë devijim, ndërsa kjo gjë ndodh vazhdimisht. Vetëm shikoni se çfarë po ndodh sot në Ukrainë. Historia është manipuluar për të justifikuar agresionin ndaj një shteti fqinj”, tha ambasadori francez.

Le Rigoler u shpreh se dëshiron një Evropë që do të çlirohet nga ideologjitë, duke bërë dallim mes ideve dhe ideologjive.

“Është mirë të kemi ide, por ideologjitë janë sëmundja e idesë, sepse idetë na ndihmojnë të përparojmë, ndërsa ideologjitë na çojnë drejt regresit. Fatkeqësisht, Evropa ka vuajtur gjatë nga ideologjitë. Të gjitha episodet dramatike të shekullit XX na treguan se ato, pjesërisht, mund ta shkatërrojnë Evropën”, tha Le Rigoler.

Ai theksoi rëndësinë e debatit dhe shkëmbimit të ideve, edhe atëherë kur ekzistojnë mospajtime, duke vlerësuar se dialogu është mënyra për të shmangur përsëritjen e konflikteve dhe ndarjeve të së kaluarës.

You Might Also Like

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Pas tri dekadash tenderë të dështuar, shteti do ta ndërtojë vetë “Çebrenin”?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni
Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?