By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

admin
Last updated: 29/09/2026 23:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 29 shtator argument.mk/ – Komuna e Tetovës ka nisur një aksion për inkasimin e detyrimeve të prapambetura nga tatimi në pronë dhe taksat e tjera komunale. Shuma e papaguar për dy vitet e fundit e kalon shifrën e 6 milionë eurove, ku sipas komunës, borxhlinjtë më të mëdhenj rezultojnë të jenë vetë qytetarët, por edhe një numër kompanish private. Shefi i Financave në Komunën e Tetovës, Nuredin Dehari, bën me dije se nëse detyrimet e prapambetura nuk shlyhen brenda javës, do të fillohet me procedurat e përmbarimit me qëllim grumbullimin e mjeteve dhe zhbllokimin e llogarisë së komunës.

“Borxhi total i kompanive dhe qytetarëve në komunën e Tetovës është 340 milionë denarë dhe pjesa më e madhe është nga qytetarët që i detyrohen komunës, për tatim në pronë. Pjesa tjetër tek kompanitë, pjesa më e madhe janë taksat e firmës dhe tatimet në pronë që kompanitë nuk kanë paguar detyrimet që kanë ndaj komunës. Si komunë kemi njoftuar qytetarët dhe kemi lëshuar vendime. Kemi bë njoftim edhe për ata që nuk kanë arritur t’i marrin vendimet në adresë të tyre që të paraqiten në komunë, ndërsa nga një tetori do fillojmë me procedurat për ata që nuk i kanë realizuar pagesat për vitet paraprake”, u shpreh Nuredin Dehari – shef i Financave në komunën e Tetovës.

Përveç tatimeve komunale, banorët i detyrohen mbi një milion euro edhe Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” për dy vitet e fundit. Për dallim nga NPK “Tetova”, ndërmarrja “Sharri” nuk ka borxhe po funksionon me stabilitet financiar.

“Ndërmarrja për momentin nuk ka borxhe aktive, dhe siç e dini ndërmarrja është mbi 6 milion denarë plus për gjashtë mujorin e parë, por me pagesën e borxheve do investojmë dukshëm në infrastrukturën nëntokësore, pasi që problemet që i patëm me rrogat i tejkaluam dhe ndërmarrja mban veten me mjetet që mbledh, por lus qytetarët që i kanë borxh Ndërmarrjes të drejtohen në zyra tona t’i shlyejnë borxhet”, theksoi Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.

Sfidë më vete mbetet Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova”, e cila vazhdon të ketë përqindje të ulët të inkasimit, ndonëse ka shënuar ulje të dukshme të borxhit publik. Gjatë vitit 2021, NPK “Tetova” kapte shifrën e rreth 10 milionë eurove borxh, ndërsa sot ky borxh është reduktuar në rreth 2.6 milionë euro. Për të mbështetur funksionimin e kësaj ndërmarrjeje dhe stabilizimin e saj, Komuna e Tetovës ka ndarë bllok-donacione të posaçme për mbulimin e pagave dhe kontributeve të punonjësve.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Pas tri dekadash tenderë të dështuar, shteti do ta ndërtojë vetë “Çebrenin”?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Next Article Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni
Maqedonia e Veriut në krizë rezultatesh, mposhtet edhe nga Sllovenia
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?