By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vizitë në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vizitë në Shqipëri
Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së vizitë në Shqipëri

admin
Last updated: 15/05/2025 18:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun Sinirlioğlu, po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërkohë që është takuar me presidentin Bajram Begaj, kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Shqipërisë, Begaj vlerësoi rolin që OSBE-ja ka për paqen dhe sigurinë.

“Begaj theksoi se vlerat që na bëjnë bashkë në organizatë janë respektimi i të drejtave themelore të njeriut, demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin që OSBE-ja ka për paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se presidenti Begaj vlerësoi punën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, “e cila për më shumë se tre dekada, ka sjellë ndryshime thelbësore në proceset e demokratizimit të vendit reformave ligjore, sundimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës bazuar në vlerat e lirisë”.

“Në kontekstin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, presidenti i Republikës vlerësoi rolin që OSBE-ja ka dhënë nëpërmjet misionit vëzhgues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke theksuar, gjithashtu, edhe mirënjohjen për asistencën e dhënë përgjatë gjithë proceseve zgjedhore në Shqipëri përmes vëzhgimit dhe rekomandimeve të reformës elektorale”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë thuhet se në takim Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e Prezencës së OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë.

“Shqipëria ka shpallur si objektiv strategjik anëtarësimin në BE brenda viti 2030. Anëtarësimi i Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur rolin dhe kontributin e Shqipërisë si një faktor zhvillimi, integrimi e stabiliteti në rajon. Organizimi në Tiranë i Samitit të Komunitetit Politik Evropian është tregues i progresit të Shqipërisë drejt integrimit evropian si edhe i prestigjit të lartë dhe rolit të saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Spiropali.

Gjithashtu theksohet se Spiropali e falënderoi sekretarin e Përgjithshëm Sinirlioğlu për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe nënvizoi se “Kuvendi do të analizojë me kujdes gjetjet dhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR-it”.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Sinirlioğlu, do të marrë pjesë edhe në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nipi i Gani Gecit bashkohet me Gërvallën e Pecin në ‘GUXO’
Next Article Zbulohet misteri, pse macet portokalli janë pothuajse gjithmonë meshkuj?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?