By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Maqedoni

Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën

admin
Last updated: 17/05/2025 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vjenë 17 maj – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, po zhvillon një sërë takimesh në Austri, duke u takuar me zyrtarë austriakë dhe mërgatën shqiptare.

Sipas njoftimit të shpërndarë, Kasami në Vjenë u prit nga një mik i vjetër dhe i dëshmuar i shqiptarëve, deputeti LAbg. Gr Hannes Taborsky, i njohur për mbështetjen e tij të vazhdueshme për çështjet shqiptare në arenën ndërkombëtare.

“LAbg. Gr Hannes Taborsky, faleminderit për mikpritjen. Shpresoj që së shpejti të vish në Tetovë, aty ku shqiptarët do të të mirëpresin me zemër,” shkruan Kasami pas takimit, duke theksuar miqësinë e thellë dhe bashkëpunimin afatgjatë mes palëve.

Më tej, Kasami zhvilloi edhe një takim miqësor dhe të frytshëm me kryetarin e Komunës së Hornit, Gerhard Lentschig. Të dy diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave, shkëmbimin e përvojave dhe projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik lokal. Lentschig, nga ana e tij, shprehu mirënjohje të veçantë për kontributin e komunitetit shqiptar në Austri, duke vlerësuar rolin e tij në proceset sociale dhe ekonomike.

Kasami gjithashtu falënderoi këshilltarin komunal dhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Shefqet Balaj, për angazhimin e vazhdueshëm dhe ndihmën në organizimin e këtyre kontakteve të vlefshme.

Në vazhdën e vizitës, kryetari i Tetovës u takua edhe me përfaqësues të mërgatës shqiptare nga shoqata dhe klube të ndryshme në Austri. Ai theksoi rëndësinë e këtyre takimeve spontane dhe të sinqerta, duke nënvizuar se mërgata mbetet pjesë e pandashme e kombit dhe një aset i vyer për zhvillimin dhe progresin e vendit.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Next Article Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?