By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Farat e linit/ Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Farat e linit/ Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
Kuriozitete

Farat e linit/ Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

admin
Last updated: 18/05/2025 10:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ato mund të jenë të vogla, por këto fara kanë një ndikim të fuqishëm në shëndetin tuaj.

AgroWeb.org ju njeh me mënyrat e shumta që shtimi i farave të linit në recetat tuaja, mund të sjellë përfitime për shëndetin, si edhe disa këshilla që duhen marrë parasysh para se t’i përdorni.

Një lugë gjelle me fara lini kanë pothuajse 3 gram fibra, shifër e barabartë me 11% të vlerës së rekomanduar ditore.

Sipas ekpertëve të shëndetit, ju duhet të merrni mesatarisht 25 deri në 30 gram fibra në ditë.

Një regjim i ulët në fibra jo vetëm që ndikon në përpjekjet tuaja për reduktuar peshën trupore, por mund të shkaktojë probleme me tretjen e madje të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Shtimi i farave në vaktin e mëngjesit është mënyra më e mirë për të filluar përfshirjen e tyre në regjimin tuaj ushqimor.

Janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3.

Konkretisht, farat e linit janë të pasura me acid alfa-linolenik (ALA), një lloj acidi yndyror esencial që trupi juaj nuk mund ta prodhojë. Mënyra e vetme për ta marrë atë është nëpërmjet ushqimit dhe farat e linit janë perfekte.

Në përgjithësi, konsumimi i acideve yndyrore omega-3 është vërtetuar se zvogëlon inflamacionin në trup, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës

Këto fara të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe me veti anti-inflamatore mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu mund të ulin në mënyrë efektive presionin e gjakut, i cili është i rëndësishëm për parandalimin e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Farat e lirit njihen gjerësisht si një laksativ natyral, i cili mund të ndihmojë në procesin e tretjes dhe kapsllëkut.

Plus, konsumimi i farave të lirit është treguar gjithashtu se ndryshon pozitivisht mikrobiomën e zorrëve gjatë tretjes duke rritur florën bakteriale në zorrën tuaj.

Gjithashtu redukton praninë e Proteobaktereve dhe Porphyromonadaceae, të cilat janë lidhur me sëmundjen alkoolike të mëlçisë.

Farat e lirit mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës

Përfshirja e tyre në regjimin ushqimor mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur apo reduktuar peshën. Kjo sepse fibrat në to, mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Mund të zvogëlojnë përthithjen e disa mineraleve

Ky nuk është një efekt anësor i ngrënies së farave të lirit për të cilin do të duhet të shqetësoheni shumë, por është diçka që duhet mbajtur parasysh nëse vuani nga mungesa e hekurit ose zinkut.

Farat e lirit përmbajnë acid fitik, një lloj antinutrienti që mund të zvogëlojë përthithjen e mineraleve si kalciumi, zinku, magnezi, bakri dhe hekuri.

Farat e lirit mund të shkaktojnë probleme me tretjen.

Ndodh që konsumi i tepërt i fibrave mund të shkaktojë fryrje, gazra, dhimbje stomaku dhe ndonjëherë edhe të përziera.

Nëse po kërkoni të shtoni më shumë fibra në regjimin tuaj, sigurohuni që ta shtoni sasinë e tyre me kujdes në mënyrë që të shmangni çdo shqetësim.

You Might Also Like

Mjeshtri “bartës i trashëgimisë kulturore” të gdhendjes në dru ua përcjell artin brezave të ardhshëm

“Ju shëndoshin ata që ju rrethojnë”

Njerëzit intuitivë, 10 karakteristika që i dallojnë

Si t’i mbani lulet të freskëta sa më gjatë?

Përdorimi i internetit e rritë disponimin dhe lumturinë, sipas një studimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti sot
Next Article Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset një 28 vjeçar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?