Një grup arinjsh polarë i është afruar një stacioni hidrometeorologjik në Kepin Çeljuskin, në veri të Rusisë, duke u përpjekur të futet brenda ndërtesës.
Pamjet tregojnë kafshët duke u sjellë rreth objektit, me sa duket të interesuara për të hyrë në të.
Stacioni përdoret nga studiuesit që kryejnë matje dhe vëzhgime meteorologjike në këtë zonë të largët të Arktikut.
Megjithatë, arinjtë nuk u përballën drejtpërdrejt me personelin që ndodhej në stacion.
Ngjarja është filmuar dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale..

