By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krimi zgjedhor, ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi në qendër të hetimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Krimi zgjedhor, ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi në qendër të hetimeve
Shqipëri

Krimi zgjedhor, ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi në qendër të hetimeve

admin
Last updated: 18/05/2025 10:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është vënë në qendër të një operacioni të Policisë së Shtetit, që zhvillohet në kuadër të hetimeve për korrupsion aktiv në zgjedhje. Sipas burimeve zyrtare, Rroshi dyshohet për përfshirje në një skemë të organizuar për ndikim të paligjshëm në votues.

Operacioni u realizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me BKH-në, në funksion të procedimit penal nr. 82/2025. Kontrolli u ekzekutua me vendim të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, datë 17.05.2025.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të Rroshit, u sekuestruan fatura, kupona nafte, lista me emra zgjedhësish, si dhe një telefon celular që dyshohet të përmbajë komunikime të rëndësishme për hetimin. Burime nga hetimi bëjnë me dije se dokumentet e sekuestruara mund të jenë përdorur për blerje votash apo për ushtrim presioni mbi zgjedhësit. Hetuesit po analizojnë materialet për të identifikuar rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar.

Përveç Rroshit, u ushtruan kontrolle edhe ndaj katër shtetasve të tjerë: Orges Sinella, Tak Rroshi, Tauland Hasa dhe Mirel Sinella, të cilëve u janë sekuestruar telefona celularë, DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër.

Të pesë shtetasit janë nën hetim për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor. Materialet hetimore i janë referuar SPAK-ut, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht përmasat e këtij aktiviteti të dyshuar kriminal.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Më të unifikuar se kurrë, zhvillime të reja politike në vend
Next Article Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?