By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë
Kuriozitete

Ja si mund t’ia ulni aciditetin kafesë

admin
Last updated: 18/05/2025 10:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kafeja është një nga pijet më të dashura në botë, e konsumuar nga miliona njerëz çdo ditë për shijen e saj të veçantë dhe për efektin stimulues që ka në organizëm. Megjithatë, përtej këtyre përfitimeve, ajo mund të shkaktojë disa efekte të padëshiruara, një ndër më të zakonshmet janë të përzierat.

Ajo që i jep kafesë shijen e saj karakteristike janë acidet natyrale që përmban. Këto, në varësi të ndjeshmërisë së individit, mund të shkaktojnë shqetësime të ndryshme në sistemin tretës, veçanërisht kur kafeja konsumohet në sasi të mëdha apo në momente të papërshtatshme.

Kafeja mund të përkeqësojë refluksin e acidit, një gjendje në të cilën acidi i stomakut ngjitet në ezofag, duke shkaktuar ndjesinë e urthit ose djegies në gjoks. Tek individët që vuajnë nga kjo gjendje, një filxhan kafe mund të jetë i mjaftueshëm për të shkaktuar të përziera dhe fryrje.

Pirja e kafesë në mëngjes, përpara çdo vakti, është një praktikë e zakonshme. Por në realitet, kjo mund të irritojë mukozën e stomakut. Kafeina stimulon prodhimin e acidit gastrik, gjë që shkakton shqetësime kur stomaku është bosh. Kjo mund të çojë në dhimbje stomaku, ndjesi djegieje dhe të përziera.

Të përzierat mund të ndodhin edhe për shkak të ndërveprimeve të kafeinës me medikamente të ndryshme. Disa antibiotikë, medikamente kundër depresionit dhe ilaçet për astmën mund të kenë efekt më të fortë kur përzihen me kafeinë. Prandaj, është e rëndësishme të lexoni me kujdes udhëzimet e medikamenteve që merrni.

Nëse përjetoni rregullisht të përziera pas pirjes së kafesë, mos e injoroni këtë sinjal të trupit. Ja disa këshilla të dobishme:

1.Kaloni te kafeja me aciditet të ulët: Kafe pa kafeinë, ekspres apo kafe e ftohtë janë më të buta për stomakun.

2.Shtoni qumësht: Qumështi ul aciditetin e kafesë dhe e bën më të lehtë për stomakun.

3.Mos pini me stomak bosh: Pini kafe pas një vakti, në mënyrë që stomaku të mos jetë i zbrazët.

- Advertisement -
Ad imageAd image

4.Kujdes me ushqimin: Konsumoni ushqime të pasura me kalcium si kosi, djathi apo bajamet, që ndihmojnë në neutralizimin e aciditetit.

5.Hidratohuni mirë: Uji është i domosdoshëm për të ndihmuar tretjen dhe për të shmangur efektet anësore të kafesë.

You Might Also Like

Menstruacionet dhe depresioni: një lidhje e padukshme, por reale

11 arsye pse nuk po rriteni në detyrë

Si ta mbashë punën, 5 rregulla

Gabimet që i bëni gjatë punësimit

6 mësime të rëndësishme që duhet t’ua mësoni fëmijëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Krimi zgjedhor, ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi në qendër të hetimeve
Next Article Tërmet në Ohër, Strugë dhe rrethinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?