By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në prag të zgjedhjeve lokale, Arsovska doli nga zyra edhe atë në rolin e “inspektores”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në prag të zgjedhjeve lokale, Arsovska doli nga zyra edhe atë në rolin e “inspektores”
Maqedoni

Në prag të zgjedhjeve lokale, Arsovska doli nga zyra edhe atë në rolin e “inspektores”

admin
Last updated: 21/05/2025 19:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 maj – Përderisa Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit, vazhdojnë përplasjet për gjendjen me mbeturinat, qytetarët janë ata të cilët e pësojnë këtë situatë të krijuar.

E para e Shkupit Danella Arsovska, sot ishte në terren në rolin e inspektores për të kontrolluar ndërtimet pa leje në Çair. Akuzoi kreun e Komunës Visar Ganiun, dhe këshilltarët e Shkupit nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it se ata janë fajtorë për situatën e krijuar me Higjienën Komunale dhe transportin publik në Shkup.

“Kush thonë se ka pastruar, ai ka hedhur, ka marrë kamion që e ka angazhuar atë ditë, ndoshta me nënvetëdije e ka angazhuar sepse e kapëm të cilin e ka angazhuar që të grumbulloje mbetje shtëpiake dhe ta hedhe para kontejnerëve në rrugët kryesore para kontejnerëve që më pas ju të incizoni”, deklaroi Danella Arsovska – Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Arsovskës i propozuam që të shkojmë së bashku të shohim gjendjen me mbeturinat.

“Unë do të propozoja që të shkojmë LIVE dhe të shohim situatën nëpër kontejnerë. Kompetencat janë të Higjienës Komunale, ja ku është.

Vetëm me një kusht që të shkojmë me autobusë të qytetit.

Për autobusin e qytetit do të drejtoheni tek koalicioni VMRO-DPMNE dhe Vlen, i njëjti Ganiu me Izet Mexhitin, ata nuk i votojnë, ju keni zgjedhur me vota 45 veta të cilët nuk votojnë 40 muaj për autobusë”, tha Arsovska.

Ndërkohë që Arsovska “inspektonte” në terren ndërtimet pa leje, kjo ishte situata në terren me mbeturinat dhe qytetarët që ankohen tash e sa kohë për situatën e krijuar. Qytetarët shprehen të revoltuare nga Danella Arsovska.

“Kjo është e tmerrshme, çdo ditë kalojmë nga këtu dhe këtë e shohim, ndoshta nuk vijë të grumbullojnë mbeturinat por kjo është e tmerrshme, ndërsa mbytemi në papastërti dhe mikrobe”, tha një qytetare.

“Tani e dëgjova deklaratën e Danellës dhe atë që tha është politikë, e vërteta nuk është ashtu. E vërteta është kjo që po shihni tani para nesh, paguajmë për shërbime komunale dhe ja kjo ndodhë, problemin le ta zgjidhin Qyteti i Shkupit dhe HK, apo çdo komunë të formoje kompaninë e higjienës komunale dhe të kryejnë punë do paguajmë në komunë, perse të paguajmë Qytetin e Shkupit”, u shpreh një qytetar.

Sipas Visar Ganiut, Arsovska u zgjua nga gjumi pas tre vitesh pavarësisht kërkesave të Çairit, për të inspektuar gjendjen në terren kur bëhet fjalë për mbeturinat.

“Me vjen mirë që zonjës Arsovska pas tre viteve e gjysmë i shkel këmba në Çair si qytetar e Qytetit të Shkupit. Unë kam edhe letra komunikimi që inspektorati të vepron në komunë të Çairit dhe nuk kemi pasur asnjë përgjigje deri tani. Me vjen mirë që ajo sot është zgjuar pas asaj pres konference ku e shihni se nuk funksionon grumbullimi i mbeturinave, materialeve voluminoze, morëm iniciative t’i grumbullojmë na ndaluan, pa e kritikuar Qytetit e Shkupit, na thirren për bashkëpunim të nesërmen dhe atje ka pasur tone të larta ku inspektorët tonë janë përzënë prej Qytetit Shkupit”, deklaroi Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

Me gjendjen e krijuar të mbeturinave, qytetarët e Shkupit tash e sa kohë përballën me këtë problem të pa zgjidhur jo vetëm në komunën e Çairit por edhe në komuna tjera të Shkupit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dorëhiqet edhe kryeshefi i policisë në Gostivar
Next Article Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderon Ahmetin me Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?