By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: Nuk kam bërë gjë për t’i merituar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: Nuk kam bërë gjë për t’i merituar
Kuriozitete

Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: Nuk kam bërë gjë për t’i merituar

admin
Last updated: 23/05/2025 00:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 25 milionë euro, midis 50 qytetarëve të përzgjedhur.

Engelhorn, pasardhëse e një prej familjeve më të pasura në Austri dhe mbesë e një prej investitorëve të mëdhenj të kompanisë BASF, e ka quajtur pasurinë e trashëguar të pamerituar, pasi nuk ka bërë asgjë për ta fituar.

Për të ndarë drejtësisht këtë shumë, ajo ka krijuar një nismë të quajtur “Këshilli për Rishpërndarje të Mirë”, duke ftuar 10 mijë qytetarë të përzgjedhur rastësisht që të marrin pjesë në një proces demokratik për të zgjedhur 50 personat përfitues. Takimet me qytetarët do të zhvillohen nga marsi deri në qershor, në bashkëpunim me ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.

Engelhorn është një kritike e fortë e sistemit aktual fiskal në Austri, një vend ku nuk ekziston tatimi mbi trashëgiminë dhe vetëm 1% e popullsisë zotëron 40% të pasurisë. Ajo ka kërkuar prej vitesh tatime më të larta për të pasurit dhe një shpërndarje më të drejtë të pasurisë,

“Është e pakuptimtë që dikush që punon me orar të plotë mezi ia del në fund të muajit, ndërsa pasuritë e mëdha trashëgohen pa asnjë taksë,” thotë Engelhorn. Megjithëse e lidhur me qarqet politike, ajo ka refuzuar të hyjë në politikë me arsyetimin: “Nuk kemi nevojë për më shumë fëmijë të pasur në Parlament.”

Frymëzuar nga filozofia epikuriane, Engelhorn shpreh bindjen se pasuria e vërtetë qëndron në mungesën e lakmisë, jo në shumën e parave.

You Might Also Like

Për herë të parë luajti lotari dhe burri fitoi një çmim të majmë

Zbuloni disa nga arsyet për të ngrënë luleshtrydhe sa më shpesh

Brukseli transformohet në galeri çokollatash: Mjeshtërit belgë ekspozojnë vezët gjigante para Pashkëve

Djali qan si të ishte fundi i botës, pastaj befasohet – kur pa një vajzë

Kolonia më e madhe e koraleve në botë zbulohet pranë brigjeve australiane nga nënë e bijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eksportet e Turqisë në Siri rriten me 37 për qind këtë vit
Next Article Mot me diell dhe i nxehtë me temperaturë deri 31 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?