By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nobelistja Elizabeth Blackburn do ta vizitojë Universitetin e Tetovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nobelistja Elizabeth Blackburn do ta vizitojë Universitetin e Tetovës
Maqedoni

Nobelistja Elizabeth Blackburn do ta vizitojë Universitetin e Tetovës

admin
Last updated: 23/05/2025 12:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkuç, 23 maj – Me ftesë të kryetarit të Senatit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kenan Ferati, këtë institucion të arsimit të lartë do ta vizitojë një nga figurat më të shquara të shkencës bashkëkohore – nobelistja dhe shkencëtarja me famë botërore, Prof. Dr. Elizabeth Blackburn.

Siç njofton UT-ja, ky zhvillim i rëndësishëm vjen pas pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Universitetit të Tetovës në Konferencën Vjetore të Aleancës Aurora, e cila u mbajt së fundmi në Paris, prej 19-22 maj 2025.

Gjatë konferencës, udhëheqësit e UT-së realizuan disa takime me karakter pune, me qëllim forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare akademike dhe shkencore. Ndër takimet më domethënëse ishte ai i kryetarit të Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati, me Prof. Dr. Elizabeth Blackburn, biokimiste dhe biologe me ndikim të jashtëzakonshëm në shkencat shoqërore.

“Në këtë takim, Prof. Dr. Blackburn e pranoi me kënaqësi ftesën e Prof. Dr. Kenan Feratit, për ta vizituar Universitetin e Tetovës. Ajo do të mbajë një ligjëratë të posaçme për studentët, studiuesit dhe komunitetin akademik, ku do të ndajë përvojat e saj kërkimore, arritjet shkencore dhe vizionin e saj për të ardhmen e shkencës së mjekësisë dhe biologjisë molekulare. Vizita e Blackburn do të shënojë një ngjarje historike për Universitetin e Tetovës, duke e vendosur këtë institucion në vëmendjen e skenës ndërkombëtare akademike dhe shkencore. Takimi i studentëve dhe stafit akademik me një shkencëtare të kalibrit të saj është një mundësi unike për t’i frymëzuar brezat e rinj dhe për të inkurajuar përkushtimin ndaj hulumtimit shkencor”, theksohet në kumtesë.

Universiteti i Tetovës e konsideron këtë vizitë si një motivim të fuqishëm për të vijuar rrugën drejt zhvillimit akademik, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të shkencës në shoqëri.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pastrohen hapësirat publike në Çair, Ganiu: Kujdesemi për qytetarët
Next Article Doli nga shtypi libri universitar “E drejta trashëgimore”, një kontribut i rëndësishëm për literaturën juridike në gjuhën shqipe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?