By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu
Shqipëri

Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Fatmir Mediu

admin
Last updated: 23/05/2025 22:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit, raport i cili sipas tij bazohet edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Komentet Mediu i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.

Mediu tha gjithashtu se aktualisht brenda Bashkimit Europian është një situatë jo e mirë dhe sipas tij, kjo është arsyeja që një pjesë e liderëve të Europës gjenden krah kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht se flitet për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030, aktualisht shtetet kryesore të BE-së janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Pyetje: Pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren e zgjedhjeve?

Mediu: Po marr sot pjesën europiane. Europa sot ka një problem të madh, ka nevojë për një histori suksesi dhe histori suksesi quan zgjerimin në Ballkanin Perëndimor. Deri para disa kohësh histori suksesi konsiderohej Mali i Zi, pavarësisht problemeve që ai vend ka me Serbinë dhe Rusinë. Dhe kështu sjellja fashinante e Ramës për të treguar përralla dhe asnjë realitet shqiptar, është bërë një histori e pranueshme, duke treguar që Shqipëria është një vëmendje skajore për BE-në. Nga një sinjal që ne kemi marrë në Bruksel, na thonë shiko, Europa kështu është, Komisioni, etj, etj. Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës. Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës. Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo. Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ageler: Organizimi i trajnimit “Reagimi i menjëhershëm 2025”, dëshmon partneritetin që SHBA kanë me Maqedoninë e Veriut
Next Article Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?