By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: A do të rinovohet kontrata e Sylvinhos me Shqipërinë para Euro 2024 – flet i pari i FSHF-së, Armand Duka
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > A do të rinovohet kontrata e Sylvinhos me Shqipërinë para Euro 2024 – flet i pari i FSHF-së, Armand Duka
Sport

A do të rinovohet kontrata e Sylvinhos me Shqipërinë para Euro 2024 – flet i pari i FSHF-së, Armand Duka

admin
Last updated: 01/02/2024 11:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka folur gjerë dhe gjatë për Kombëtaren e Shqipërisë, ku ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e trajnerit Sylvinho.

Sylvinho thuhet se ka kontratë me FSHF-në deri në përfundim të Euro 2024. Dhe, sipas Dukës, palët mund të ulen para Kampionatit Evropiani për të diskutuar kushtet e reja.

“Unë uroj që Sylvinho, i gjithë ekipi dhe të gjithë ne të bëjmë mirë në Evropian. Padyshim ta shijojnë Evropianin, Sylvinho kryesisht bashkë me ekipin, sepse është suksesi i tyre, janë ata që na kanë bërë ne krenarë dhe që jemi pjesë e këtij kompeticioni shumë të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Duka për Euronews Albania.

“Pastaj padyshim ose më përpara do të duhet të diskutojmë për vazhdimin e bashkëpunimit të FSHF-së me Sylvinhon dhe stafin e tij. Si gjithë opinioni dhe ne jemi pozitiv për vazhdimin e bashkëpunimit dhe vetë stafi dhe trajneri po ashtu, por më besoni që realisht gjatë gjithë muajit janar nuk jemi takuar, sepse lëvizjet kanë qenë vërtetë të mëdha, qoftë tonat, të stafit kryesisht për organizimin dhe problemet e përgatitjeve në Evropian”.

Përsa i përket shortit të Euro 2024, ku kuqezinjtë u pozicionuan në të njëjtin grup me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën, Duka ka thënë se në një garë të tillë “shkohet për të matur forcat”, ndaj kundërshtarët e fortë janë gjithmonë aty.

“Entuziazmi im ishte për faktin që jemi pjesë e një gare shumë të rëndësishme. Vërtetë ekipi na bëri të ndihemi krenar dhe entuziazmi lidhet me faktin që të gjitha ekipet në Evropian janë të nivelit të lartë”.

“Por, në fund të fundit shkohet në një garë të rëndësishme për të matur forcat, për të sfiduar dhe për të takuar ekipe të mëdha. Zakonisht ekipet e mëdha i takon në gjysmëfinale në finale, ne kemi pasur fatin që t’i kemi në grup dhe pse jo të mos tentojmë për të bërë mirë, për t’i sfiduar dhe për të shkuar më tej”.

“Të luash kundër Kampionëve të Evropës dhe Botës është kënaqësi, pikërisht për këtë dhe faktin që jemi në Evropian kam qenë entuziast”, përfundoi i pari i FSHF-së. 

You Might Also Like

Gjiganti anglez përshpejton negociatat për transferimin e Rashford

Vetëm 90 minuta mjaftuan: Rregulli i rreptë i FIFA-s u shkel dy herë në ndeshjen hapëse të Botërorit

Zbulohet arsyeja pse Barcelona vendosi të mos nënshkruajë me Bernardo Silvan

Ekipi që do të vlente mbi 1.3 miliardë euro: Formacioni më i shtrenjtë i Kupës së Botës 2026

Interi negocion transferimin e yllit të Real Madridit gjatë verës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Adele rikthehet me koncerte në Evropë pas tetë vitesh – ja vendi ku do të performojë
Next Article Festim Halili në Uashington takon kongresmenët Sessions, Mann dhe Self: Jemi me fat që kemi aleat SHBA, do vazhdojë të mbetet e pacënuar në vazhdimësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?