By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ndryshime ligjore për zgjerimin e kompetencave dhe rritjen e eficiencës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ndryshime ligjore për zgjerimin e kompetencave dhe rritjen e eficiencës
Shqipëri

Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, ndryshime ligjore për zgjerimin e kompetencave dhe rritjen e eficiencës

admin
Last updated: 27/10/2026 12:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes shqyrtoi sot projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 34/2019, ‘Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’, të ndryshuar”.

Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, gjatë prezantimit të projektligjit, u shpreh se ndryshimet synojnë zgjerimin e fushës së zbatimit të ligjit, duke përfshirë në procesin e administrimit edhe pasuritë që sekuestrohen ose konfiskohen me vendime të organeve administrative të pushtetit qendror dhe vendor, përfshirë ndërtimet pa leje.

Ai theksoi se nisma synon t’i përgjigjet rritjes së numrit të vendimeve për sekuestrim e konfiskim, si dhe nevojës për të përmirësuar administrimin e pasurive, përfshirë asetet në formën e kriptomonedhave.

Sipas Qefalisë, objektivi kryesor është garantimi i një administrimi dhe përdorimi sa më efikas të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, në mënyrë që ato të shërbejnë në funksion të interesit publik.

Projektligji synon gjithashtu të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe të mundësojë përdorimin e pasurive për qëllime sociale dhe institucionale.

Në këtë kuadër, parashikohet përmirësimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit të procedurave të sekuestrimit dhe konfiskimit ndërmjet organeve të drejtësisë dhe institucioneve administrative të pushtetit qendror e vendor.

Një tjetër objektiv i nismës është shkurtimi i afateve procedurale për administrimin e pasurive nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si dhe përmirësimi i mekanizmave që mundësojnë kthimin e tyre në vlerë ekonomike e sociale.

Qefalia bëri të ditur se ndryshimet janë pjesë e një reforme më të gjerë ligjore, e cila synon të përcaktojë rregulla dhe kritere më të qarta për procedurat e sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive.

Ai nënvizoi se zbatimi i këtij kuadri synon të forcojë mbrojtjen e interesit publik dhe të komunitetit, duke përfshirë edhe interesat e viktimave të krimit.

Gjatë diskutimit, relatori i projektligjit, Agron Malaj vlerësoi rëndësinë e përmirësimit të të gjithë ciklit të administrimit të pasurive, nga ruajtja dhe menaxhimi deri te shitja dhe përdorimi i vlerës së tyre, me synim që këto pasuri të shërbejnë sa më mirë në interes të publikut.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjorgjievski: Shkupi po ndryshon fytyrën me investime kapitale në komunikacion, ekologji dhe hapësira publike
Next Article Bylykbashi: Dhunë jopoporcionale e Policisë ndaj protestuesve; Manja: PD po mbron personat e përfshirë në akte dhune
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?