By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete
Maqedoni

Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete

admin
Last updated: 21/08/2026 13:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani ka reaguar lidhur me debatet për listën preliminare të kandidatëve për pranimin e kadetëve në Akademinë ushtarake, duke theksuar se bëhet fjalë për një fazë paraprake të procesit dhe jo për listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar.

Sipas tij, nxjerrja e përfundimeve për rezultatin përfundimtar të konkursit para përmbylljes së procedurës është e parakohshme. Shabani thekson se rritja e përfshirjes së të rinjve shqiptarë në sistemin e mbrojtjes mbetet një prioritet, duke shtuar se që nga publikimi i konkursit janë ndërmarrë aktivitete për promovimin dhe informimin e të rinjve për mundësinë e aplikimit.

“Brenda afatit të paraparë vetëm dy kandidatë shqiptarë u paraqitën dhe dorëzuan dokumentacionin përkatës”, thekson zv/ministri Shabani.

Ai vlerëson se sfida nuk duhet të shihet vetëm përmes numrit të shqiptarëve në një listë preliminare, por edhe përmes pyetjes se pse interesimi i të rinjve për profesionin ushtarak mbetet i ulët.

Sipas tij, institucionet duhet të punojnë për ta bërë profesionin ushtarak më tërheqës, përmes mundësive për arsimim, zhvillim profesional, kushteve bashkëkohore të punës dhe perspektivës së qartë për karrierë.

Zëvendësministri ka paralajmëruar se aktivitetet për promovimin e Akademisë ushtarake dhe mundësive për karrierë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

“Synimi ynë është që në gjeneratat e ardhshme të kemi një numër dukshëm më të madh të kandidatëve shqiptarë të interesuar dhe cilësorë, të cilët, mbi bazën e kritereve të përcaktuara dhe rezultateve të tyre, do të bëhen pjesë e sistemit”, thekson ai.

Në fund, ai ka bërë thirrje që debati për përfaqësimin të mos kufizohet vetëm në akuza politike, por të shoqërohet me angazhim konkret për motivimin e të rinjve që të aplikojnë dhe të ndërtojnë karrierë në institucionet e mbrojtjes.

“Nuk do të premtojmë vetëm shifra në letër. Do të krijojmë mundësi, do të motivojmë të rinjtë dhe do të punojmë për rezultate konkrete që do të shihen në gjeneratat që vijnë”, përfundon reagimi.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Beja në Vlorë e Kakavijë: Shërbim më i shpejtë në dogana për flukset e sezonit veror
Next Article ASH: Nga 46 kandidatë, vetëm 1 shqiptar – VLEN heshtë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?