By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AGK e shqetësuar për krizën financiare në RTK, kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > AGK e shqetësuar për krizën financiare në RTK, kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria
Maqedoni

AGK e shqetësuar për krizën financiare në RTK, kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria

admin
Last updated: 23/07/2025 10:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me gjendjen financiare të Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK), duke theksuar se paralajmërimet për ndërprerjen e financimit janë një zhvillim serioz dhe alarmues për funksionimin e medias publike në vend.

“Paralajmërimi se brenda pak ditësh, RTK do të mbetet pa financim dhe nuk do të jetë në gjendje të paguajë të punësuarit e saj për muajin korrik, është alarmues,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Sipas këtij asociacioni, RTK ka një rol thelbësor në peizazhin mediatik të Kosovës dhe duhet të mbrohet nga çdo formë presioni politik apo financiar që rrezikon pavarësinë editoriale dhe funksionimin normal të saj.

“Gazetarët, kameramanët dhe stafi tjetër i RTK-së duhet të jenë në gjendje që të bëjnë punën e tyre në mënyrë të papenguar nga presione politike apo financiare,” thekson më tej AGK-ja.

Duke marrë parasysh situatën aktuale të bllokimit institucional dhe mungesën e një Kuvendi funksional, AGK-ja i ka bërë thirrje drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës që të marrë masa të menjëhershme për të garantuar vazhdimësinë financiare të transmetuesit publik.

“AGK-ja e njeh rolin e rëndësishëm që luan Transmetuesi Publik në skenën mediale të Kosovës, dhe në mungesë të Kuvendit funksional i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vazhdimin e financimit të RTK-së”, thuhet tutje në reagim.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bajrami reagon pas vdekjes së katër punëtorëve: Koha për përgjegjësi institucionale
Next Article Azeski në takim me fondacionin “Ballkani Perëndimor 30″: Për Evropë të bashkuar, të sigurt dhe prosperues”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?