By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bajrami reagon pas vdekjes së katër punëtorëve: Koha për përgjegjësi institucionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bajrami reagon pas vdekjes së katër punëtorëve: Koha për përgjegjësi institucionale
Maqedoni

Bajrami reagon pas vdekjes së katër punëtorëve: Koha për përgjegjësi institucionale

admin
Last updated: 23/07/2025 10:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së katër punëtorëve gjatë javës së fundit në vendin e punës.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka kërkuar përgjegjësi institucionale.

“Shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e katër punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë javës së fundit,” deklaroi Bajrami, duke theksuar se kjo situatë është alarmante dhe kërkon veprim të menjëhershëm.

Ajo shtoi se pa dëshirën për ta politizuar këtë çështje, është detyrim moral dhe qytetar që të ngritët zëri për sigurinë e punëtorëve në Kosovë.

“Secili prej nesh duhet të ndjejë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhen punëtorët në Kosovë, për pasigurinë dhe rrezikun që i shoqëron çdo ditë kur nisen për në punë,” u shpreh ajo.

Bajrami u bëri thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të marrin masa konkrete dhe të mos lejojnë që tragjeditë të përsëriten.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve të Republikës, përfshirë inspektoratet shtetërore dhe komunale, si dhe Prokurorinë, që të veprojnë menjëherë. Duhet të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë dështuar të ndërmarrin masa për të parandaluar këto tragjedi”, ka deklaruar deputetja.

Bajrami theksoi rëndësinë e drejtësisë dhe nevojën për masa parandaluese.

“Jeta nuk kthehet, por institucionet kanë për detyrë ligjore dhe morale të parandalojnë raste të tilla dhe të sigurojnë që kushdo që nuk vepron sipas ligjit të përballet me drejtësinë”, ka thënë Bajrami.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Britania e Madhe planifikon të kufizojë kohën e fëmijëve para ekranit të telefonit në dy orë në ditë
Next Article AGK e shqetësuar për krizën financiare në RTK, kërkon reagim të menjëhershëm nga Qeveria

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?