By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Agron Dedivanaj me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës: ” Ky është shekulli ynë dhe është koha për të përmbushur fatin tonë dhe idealin e të parëve tanë”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Agron Dedivanaj me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës: ” Ky është shekulli ynë dhe është koha për të përmbushur fatin tonë dhe idealin e të parëve tanë”
Maqedoni

Agron Dedivanaj me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës: ” Ky është shekulli ynë dhe është koha për të përmbushur fatin tonë dhe idealin e të parëve tanë”

admin
Last updated: 17/02/2025 16:42
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj ka marë pjesën në festën e organizuar për nder të 17 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, në Qëndrën Kulturore Shqiptare Islamike në Michigan.

Në emër të Shoqatës ” Jehona e Malësisë” Dedivanaj ka uruar të pranishmit dhe gjith shqiptarët anembanë botës për këtë datë shum të rëndësishme të historisë së lavdishme të kombit tonë.

“Kontribut vendimtar në luftën tonë për liri dhe për ruajtjen e atdheut dha në radhë të parë kryheroi ynë dhe simboli i vetëdijes kombëtare, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili jo vetëm që hodhi themelet e shtetit shqiptar, por na
tregoi edhe modelin se si të arrijmë bashkimin kombëtar, si të realizojmë të gjitha idealet tona atdhetare nëpërmjet unitetit dhe se si të bëhemi zotër të të gjitha trevave tona shqiptare. Misionin e Skënderbeut e vazhduan më vonë Isa Boletini, Shote Galica,Adem Jashari, Ushtria Çlirimtare e Kosovës si dhe të gjithë ata që humbën jetën që ne
sot ta përjetojmë lirinë, ata ranë që Kosova sot të jetojë dhe frymojë shqip”- tha ndër të tjera Dedivanaj.
Ja fjalimi plotë:

Të nderuar përfaqësues të shoqatave atdhetare shqiptare,
Të nderuar përfaqësues shoqërore dhe fetarë të popullit tonë,
Të nderuar veprimtarë të kauzës shqiptare,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj.
Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju drejtohem në frymë vëllazërore në këtë ngjarje
shumë të bukur atdhetare, ku në emër të shoqatës “Jehona e Malësisë” si dhe në emrin
tim personal, juve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, ju dërgoj urimet e mia
më të ngrohta me rastin e një prej datave më të rëndësishme të historisë sonë të
lavdishme, ditës kur Republika e Kosovës fitoi pavarësinë, respektivisht ditës kur
populli ynë shqiptar fitoi shtetin e dytë. Pikërisht për këtë arsye jemi mbledhur sot këtu
dhe tani po ndihem shumë krenar dhe i lumtur kur po shoh në këtë ambient të
këndshem një numër të madh bashkatdhetarësh tanë që në frymën e atdhedashurisë
dhe patriotizmit kremtojnë, ruajnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, alfabetin, kulturën,
identitetin dhe të gjitha vlerat më të mira shqiptare.
Dita kur Kosova u bë shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, përmbushi ëndrrën e
shumë gjeneratave, të të parëve tanë dhe të gjithë atyre që luftuan me vite e dekada që
populli ynë shqiptar të fitojë lirinë. Kontribut vendimtar në luftën tonë për liri dhe për
ruajtjen e atdheut dha në radhë të parë kryheroi ynë dhe simboli i vetëdijes kombëtare,
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cili jo vetëm që hodhi themelet e shtetit shqiptar, por na
tregoi edhe modelin se si të arrijmë bashkimin kombëtar, si të realizojmë të gjitha
idealet tona atdhetare nëpërmjet unitetit dhe se si të bëhemi zotër të të gjitha trevave
tona shqiptare. Misionin e Skënderbeut e vazhduan më vonë Isa Boletini, Shote Galica,
Adem Jashari, Ushtria Çlirimtare e Kosovës si dhe të gjithë ata që humbën jetën që ne
sot ta përjetojmë lirinë, ata ranë që Kosova sot të jetojë dhe frymojë shqip!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit, ku sot me krenarinë dhe respektin
më të madh kombëtar kujtojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre ruajtën vatrën dhe
kombin tonë. Vetëm së bashku dhe besa-besë, jo vetëm që mund të përkujtojmë
heronjtë tanë, por edhe mund të zhvillojmë kombin tonë. Flamuri ynë le të valvojë me
krenari në mbarë botën dhe kombi ynë le të arrijë begati, duke bërë çdo ditë nga një
hap përpara drejt realizimit të bashkimit kombëtar. Ky është shekulli ynë dhe është
koha për të përmbushur fatin tonë dhe idealin e të parëve tanë. Kështu, të bashkuar dhe
në unitet i festofshim gjithmonë festat tona kombëtare!
Rrnoftë dhe përparoftë kombi shqiptar! Gëzuar!
Agron Dedivanaj,
Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë”

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nënkryetari Camaj uron ditën e Pavarsisë së Kosovës
Next Article Gruaja përfundon në QKUK, dyshohet se u ndoq dhe u godit me veturë nga ish-bashkëshorti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?