By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ahmeti pas 24 vitesh vendos flamurin e Maqedonisë së Veriut në kabinet, ishte kërkesë e ambasadorëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ahmeti pas 24 vitesh vendos flamurin e Maqedonisë së Veriut në kabinet, ishte kërkesë e ambasadorëve
Maqedoni

Ahmeti pas 24 vitesh vendos flamurin e Maqedonisë së Veriut në kabinet, ishte kërkesë e ambasadorëve

admin
Last updated: 23/07/2026 11:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 korrik, Zhurnal.mk – Lideri i BDI‑së, Ali Ahmeti, në kabinetin e tij në selinë e partisë, më në fund ka vendosur flamurin e Maqedonisë së Veriut, i cili u vu re në fotografitë e publikuara pas takimit me ambasadorin e Austrisë në vend, Martin Pamer.

“Sot pata kënaqësinë të realizoj takim me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e tij, z. Martin Pamer.

Biseduam hapur dhe konstruktivisht për zhvillimet politike në vend, perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe sfidat që kërkojnë përgjegjësi të përbashkët institucionale. Në takim përsërita se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian mbetet përcaktimi ynë strategjik dhe se nuk ka alternativë tjetër.

Theksova se përparimi drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian kalon në mënyrë të pashmangshme përmes respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, forcimit të sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve mbi parimet e barazisë dhe demokracisë, si dhe përmbushjes së të gjitha obligimeve që dalin nga procesi i integrimit evropian.

Gjithashtu, theksova se ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike, politika e fqinjësisë së mirë dhe krijimi i një ekonomie që siguron mirëqenie për qytetarët janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja evropiane e shtetit tonë.

Vetëm duke i ruajtur këto vlera, Maqedonia e Veriut mund të vazhdojë përpara në mënyrë të sigurt, të qëndrueshme dhe dinjitoze”, shkroi Ahmeti pas takimit.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëndohet një motoçiklist në një aksident në Shkup
Next Article VLEN për tragjedinë në Gostivar: Ku u avulluan 7 milionë euro ndihmë nga Zvicra?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?