By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Inspektorati i Tregut i RMV-së po kontrollon nëse tregtarët e respektojnë vendimin për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Inspektorati i Tregut i RMV-së po kontrollon nëse tregtarët e respektojnë vendimin për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore
Maqedoni

Inspektorati i Tregut i RMV-së po kontrollon nëse tregtarët e respektojnë vendimin për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore

admin
Last updated: 27/08/2026 16:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht, argument.mk/ – Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar nëse tregtarët po respektojnë masën e Qeverisë për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore.

Sipas vendimit të Qeverisë, tregtarët me shumicë janë të detyruar t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10 për qind, ndërsa tregtarët me pakicë për të paktën 15 për qind. Çmimet e ulura duhet të jenë qartë të shënuara.

“Në përputhje me dispozitat e vendimit, çmimet më të larta të produkteve përcaktohen në nivelin e çmimeve (me përjashtim të çmimeve të shitjeve promocionale) që kanë qenë në fuqi më 1 qershor 2026 në tregtinë me shumicë, të cilat ulen për të paktën 10 për qind, si dhe në tregtinë me pakicë (dyqane të specializuara për shitjen e mjeteve shkollore, dyqane të pajisjeve sportive që shesin çanta shpine dhe çanta, si dhe tregtarë me pakicë që në asortimentin e tyre shesin edhe mjete shkollore), ku çmimet ulen për të paktën 15 për qind”, sqarojnë nga ISHT.

Për produktet e blera pas 1 qershorit 2026, sqarojnë nga Inspektorati i Tregut, çmimi më i lartë do të përcaktohet sipas çmimit të regjistruar të blerjes, por me ulje të detyrueshme – në tregtinë me shumicë për të paktën 10 për qind, ndërsa në tregtinë me pakicë për të paktën 15 për qind.

“Ekipet e ISHT-së gjatë periudhës së ardhshme do të kontrollojnë subjektet juridike në të gjithë territorin e shtetit dhe do të veprojnë në përputhje me Ligjin për Tregtinë dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Gjobat variojnë nga 500 deri në 10.000 euro, në varësi të madhësisë së subjektit, ndërsa për mosrespektim të plotë të vendimit parashihet masa – ndalim i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë për 15 ditë”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Nga ISHT u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë parregullsitë ose mosrespektimin e vendimit në numrin 191 ose përmes faqes zyrtare www.dpi.gov.mk.

Masa hyri në fuqi më 25 gusht dhe do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.

Përveç çmimeve të ulura, tregtarët janë të detyruar që në raftet me mjete shkollore të vendosin edhe mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”, si dhe të shënojnë çmimin e mëparshëm të shitjes, mbi të cilin është përcaktuar ulja.

You Might Also Like

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë

Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni

Prokuroritë me mungesë prej 67 prokurorësh

Tre zjarre aktive në Tetovë, Ameti: Zjarrfikësit po përballen njëkohësisht me disa vatra

Zëvendësministri Sulejmani: Rënia e numrit të nxënësve po zgjidhet përmes optimizimit të shkollave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AIDA: Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri
Next Article Miratohet nga MASH katalogu i teksteve shkollore, ekzekutohen mjetet financiare te prindërit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Toshkovski: Çdo person që ka keqpërdorur pozitën dhe ka njollosur imazhin e MPB-së do të sanksionohet në mënyrën më të rreptë
Maqedoni TOP LAJM
Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
Maqedoni
Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
Kronika
E privoi nga jeta gruan shtatzënë, vdes Egzon Bytyqi- Nga QKUK japin detaje
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?