By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë
Maqedoni

​AIP bëhet anëtare e Komitetit drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë

admin
Last updated: 27/06/2025 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është zgjedhur anëtare e Komitetit Drejtues të Rrjetit Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI), gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit (ICIC), e mbajtur më 24 qershor 2025 në Berlin.

Sipas njoftimit, Rrjeti ENTRI u krijua pas një takimi fillestar njoftues me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve evropiane, ku AIP, përmes Komisioneres Krenare Sogojeva-Dermaku, shprehu interesimin për t’u bërë pjesë aktive e këtij Rrjeti duke kandiduar për Komitetin Drejtues. Në sesionin e dytë të Konferencës, shtetet anëtare të ICIC, me votim unanim, përzgjodhën Kosovën, Portugalinë, Spanjën, Francën dhe Skocinë si anëtare të Komitetit Drejtues, ndërsa Gjermania u zgjodh Kryesuese e këtij Rrjeti.

“Ky zhvillim shënon një arritje të rëndësishme në avancimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në fushën e transparencës dhe të drejtës për qasje në dokumente publike”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë thuhet se Rrjeti Evropian për Transparencë dhe Qasje në Informata (ENTRI) është themeluar si platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve evropiane që mbrojnë dhe promovojnë të drejtën e qasjes në informata publike.

“Ndërsa, Komiteti Drejtues ka për mandat të koordinojë veprimtaritë e Rrjetit, të mbështesë përgatitjen dhe miratimin e rezolutave të Asamblesë, të menaxhojë proceset e anëtarësimit dhe të ushtrojë funksione të tjera qeverisëse dhe administrative”, bëhet e ditur në njoftimin drejtuar mediave.

Përmes këtij angazhimi të ri, Agjencia për Informim dhe Privatësi do të kontribuojë në promovimin e transparencës në qeverisje, shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në të drejtën e qasjes në dokumente publike në nivel evropian.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSDM: Pas një viti qeverisje nga OBRM-PDUKM, Maqedonia është poshtëruar dhe bllokuar ndërkombëtarisht
Next Article Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?