By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akademia e Shkencave përkujton në ditën e lindjes akademikun dhe albanologun Rexhep Qosja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Akademia e Shkencave përkujton në ditën e lindjes akademikun dhe albanologun Rexhep Qosja
Kulturë

Akademia e Shkencave përkujton në ditën e lindjes akademikun dhe albanologun Rexhep Qosja

admin
Last updated: 25/06/2026 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi sot, në ditën e lindjes, akademikun, shkrimtarin, kritikun letrar dhe albanologun e shquar, Rexhep Qosja, duke e vlerësuar si një nga personalitetet më të rëndësishme të mendimit shkencor dhe kulturor shqiptar.

Rexhep Qosja lindi më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi, në një familje të njohur për traditën arsimdashëse dhe atdhetare. Ai kreu studimet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1964, ndërsa më pas u specializua në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit.

Karrierën akademike e zhvilloi pranë Instituti Albanologjik i Prishtinës, ku për shumë vite shërbeu si studiues, profesor dhe drejtor, duke u bërë një nga figurat qendrore të studimeve albanologjike.

Në vitin 1971 ai mbrojti doktoraturën kushtuar jetës dhe krijimtarisë së Asdreni, një punim që konsiderohet si një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e kritikës letrare shqiptare.

Autor i mbi 30 veprave studimore dhe letrare, Qosja la gjurmë të thella në fushën e albanologjisë, kritikës letrare, romanit, dramës dhe publicistikës. Ndër veprat e tij më të njohura renditen “Historia e letërsisë shqipe”, “Populli i ndaluar” dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë”.

Me krijimtarinë dhe mendimin e tij kritik, ai u rendit ndër intelektualët më me ndikim të shekujve XX dhe XXI, duke mbrojtur vazhdimisht identitetin kulturor dhe kombëtar shqiptar.

Për kontributin e tij të shquar, Rexhep Qosja u nderua me tituj dhe çmime të shumta kombëtare e ndërkombëtare, ndër to edhe titullin Nderi i Kombit.

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta më 23 prill 2026, në moshën 90-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur shkencore e letrare.

Në mesazhin e saj përkujtimor, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e vlerëson Rexhep Qosjen si “një mendje të ndritur, një zë të fuqishëm dhe një personalitet të pazëvendësueshëm të albanologjisë dhe kulturës sonë kombëtare”, duke nderuar kujtimin e tij në ditën e lindjes.

You Might Also Like

KANTI. DITËT E TIJ TË FUNDIT

SHTËPIA JONË E LUMTUR

Një udhëtim nëpër kujtesën shqiptare

Të mërkurën fillon Festivali i filmit francez

Ndahet nga jeta David Hockney, pionieri i pop-artit britanik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
Next Article Dëshmi të reja në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?