By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksident me fatalitet në aksin Levan-Vlorë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Aksident me fatalitet në aksin Levan-Vlorë
Kronika

Aksident me fatalitet në aksin Levan-Vlorë

admin
Last updated: 01/09/2025 18:53
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Sipas A2 Cnn, një automjet tip kamionçinë, me targa AB498L Y është përplasur me trafikndarësen.

Nga verifikimet në terren nga Policia Rrugore, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një automjet tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Drejtuesja e mjetit, një grua, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas një kamionçinë. Përplasja ka bërë që kamionçina të spostohej dhe të përplasej fort me pjesën ndarëse të autostradës.

Si pasojë, drejtuesi i kamionçinës, shtetasi Ferdinant Hasani, humbi jetën në vend. Zjarrfikësit ndërhynë duke prerë pjesët metalike të deformuara për të nxjerrë trupin e pajetë. Pasagjeri që ndodhej në kamionçinë u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit Dacia dhe po kryen hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

You Might Also Like

88-vjeçari nga Struga mashtrohet për 300 mijë denarë – i premtuan shpërblim, por i lanë një çantë bosh

Gendet një trup i pajetë në kanal

Përleshje në ‘Qendër’ të Shkupit, policia arreston 14 persona – 6 prej tyre të mitur

Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës

Prindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kim Jong Un niset drejt Kinës me tren të blinduar për paradën ushtarake historike në Pekin
Next Article Ndryshime në Policinë Rrugore të Tiranës, pritet komandimi i drejtuesit të ri (EMRI)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?