By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksioni ROADPOL 2026, policia merr masa ndaj 27 shoferëve nën ndikimin e alkoolit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Aksioni ROADPOL 2026, policia merr masa ndaj 27 shoferëve nën ndikimin e alkoolit
Kronika

Aksioni ROADPOL 2026, policia merr masa ndaj 27 shoferëve nën ndikimin e alkoolit

admin
Last updated: 23/06/2026 10:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk –  Policia e Kosovës ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), e cila është realizuar nga data 15 deri 21 qershor 2026.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se në fokus policia ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit.

Tutje në njoftim thuhet se njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan kanë realizuar në 861 pika të kontrollit të automjeteve, si dhe janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore.

“Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Qershor 2026 – “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit”. Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 15 deri 21 Qershor 2026, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 861 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 644 shoferë dhe ndaj 27 shoferëve që kanë rezultuar nën ndikim të alkoolit janë ndërmarrë masa ligjore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se: “Me datë 19.06.2026 ka qenë e paraparë ‘maratona’ ku gjatë kontrollimit të shoferëve është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit konkretisht 1.11 promila, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat ligjore. Çdo vendim për drejtim nën ndikim të alkoolit paraqet rrezik për shoferin, pasagjerët dhe përdoruesit tjerë të rrugës”.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës

Prindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital

Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, 62-vjeçari dorëzohet në polici në Tetovë, dyshohet për dhunim të fëmijës nën 15 vjeç

Zjarr në Tetovë, në afërsi të një pike të karburantit

26 vjeçari sulmon fizikisht babain e tij, ja detajet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mitrovica do të themelojë Qendrën e Inovacionit për të rinjtë
Next Article VMRO-DPMNE: Filipçe është gati të tregtojë me identitetin maqedonas vetëm për të ardhur në pushtet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?