By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aktakuza e re nga Specialja, Kuçi dhe Kilaj dalin sot para trupit gjykues
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aktakuza e re nga Specialja, Kuçi dhe Kilaj dalin sot para trupit gjykues
Maqedoni

Aktakuza e re nga Specialja, Kuçi dhe Kilaj dalin sot para trupit gjykues

admin
Last updated: 09/12/2024 10:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Hagë sot do të mbahet seanca e radhës, ku do të dalin para gjykatës, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Kuçi e Kilaj po akuzohen për ndikimin mbi dëshmitarët. Bashkë me ta akuzohen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-udhëheqësi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu.

Senaca për Kuçin fillon në orën 10:00, kurse për Kilajn në orën 13:00.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca fillestare për këtë rast, ku para gjykatës u paraqiten ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj dhe veterani i UÇK-së, Fadil Fazliu.

Thaçi dhe  Smakaj nuk janë deklaruar rreth aktakuzës së ngritur ndaj tyre për ndikimin mbi dëshmitarët. Ndërkaq, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Fazliu, është deklaruar i pafajshëm.

Gjatë seancës, Thaçi tha se nuk do të deklarohet, pasi nuk e ka lexuar aktakuzën në tërësi dhe se i duhet ta lexoi që ta kuptoi.

“Nuk kam pasur mundësi ta diskutoj me avokaten time shkaku i angazhimeve tjera që kam pasur në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana ju andaj do të deklarohem me kohë në përputhje me afatin ligjor dhe kushtetues”, tha Thaçi.

Thaçi përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale dhe ai nuk paraqet rrezik politik për askënd.

“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirin e shtetit dhe pavarësinë kombëtare më së paku nga vitet 1980 e deri më sot. Pra, është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi. Presim drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy tre ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd”, tha Thaçi.

- Advertisement -
Ad imageAd image
Ndërkaq, në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara, Bashkim Smakaj, tha se dëshiron të shfrytëzojë periudhën 30-ditore për t’u deklaruar për akuzat ndaj tij. Ai theksoi në gjykatore se pas konsultimit me avokatin mori këtë vendim, pasi që pret të marrë edhe materiale shtesë për rastin kundër tij.

Avokati i tij kërkoi lirimin nga paraburgimi dhe tha se Smakaj është i gatshëm të japë garancë 5 mijë euro për lirimin me kusht dhe të dorëzojë pasaportën e tij. Gjyqtarja, pas një pauze të seancës, tha se argumentet e mbrojtjes nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar vlerësimin e saj sa i përket qëndrimit në paraburgim të Smakajt. Ajo tha se ndaj Smakajt qëndron vendimi i saj për paraburgim prej dy muajsh.

Seanca e tretë ishte paraqitja e Fadil Fazliut para Gjykatës në Hagë. Ai tha se para seancës është konsultuar me avokatin e tij dhe u deklarua i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

“Kam biseduar edhe me avokatin para një ore. Por, unë jam i pafajshëm, deklarohem i pafajshëm”, tha ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Edhe në rastin kundër Fazliut, gjykatësja nuk pranoi argumentet e mbrojtjes për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut më 29 nëntor është ngritur aktakuzë e re, e cila është bërë publike më 6 dhjetor.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ju kurrë nuk duhet t’i hidhni këto gjëra në lavamanin e kuzhinës
Next Article Katedralja Notre Dame hap dyert, por kriza politike vazhdon të trazojë Francën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?