By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni

Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik

admin
Last updated: 29/06/2026 22:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Saraj, 29 qershor Zhurnal.mk – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka përmbyllur procesin zgjedhor brendapartiak në degën e Sarajit, ku janë zgjedhur organet e reja drejtuese që do ta udhëheqin degën në periudhën e ardhshme.

Në Kuvendin Zgjedhor mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përgëzoi strukturat e degës për, siç tha, mobilizimin, unitetin dhe pjekurinë politike të treguar gjatë procesit.

Gjatë kuvendit u zgjodhën Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve.

“Saraji edhe një herë dëshmoi se mbetet një bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik dhe se është i gatshëm të japë kontributin e tij për rikthimin e dinjitetit dhe përfaqësimit të denjë të shqiptarëve”, deklaroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së uroi të gjithë të zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke i ftuar të angazhohen në shërbim të qytetarëve dhe të anëtarësisë.

“Të gjithë të zgjedhurve ua uroj nga zemra përgjegjësinë e re. Ju dëshiroj punë të mbarë, suksese dhe angazhim të pandërprerë në shërbim të anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës sonë të përbashkët. Së bashku, me unitet, përgjegjësi dhe besim, do të vazhdojmë ta forcojmë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe t’u rikthejmë shqiptarëve dinjitetin që meritojnë”, tha Ahmeti.

Nga BDI vlerësojnë se procesi zgjedhor në degën e Sarajit rikonfirmon konsolidimin e strukturave të partisë në terren dhe gatishmërinë për sfidat e ardhshme politike.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Next Article Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?