By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Almir Dauti është emëruar ushtrues i ri detyre i „Komunalecit“ të Gostivarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Almir Dauti është emëruar ushtrues i ri detyre i „Komunalecit“ të Gostivarit
Maqedoni

Almir Dauti është emëruar ushtrues i ri detyre i „Komunalecit“ të Gostivarit

admin
Last updated: 28/07/2026 12:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Almir Dauti nga sot është emëruar ushtrues detyre (u.d.) drejtor i Ndërmarrjes Publike „Komunalec“ – Gostivar. Këtë informacion e kanë konfirmuar nga Komuna e Gostivarit, ndërsa Dauti, në komunikim me Telmën, kërkou pak kohë për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve të hapura lidhur me realizimin e projektit „Furnizimi me ujë i Gostivarit II – SECO II“.

“Për momentin e keni komunikatën e Ndërmarrjes Publike. Sot e kam ditën e parë si u.d. drejtor, kemi shumë obligime, prandaj nëse është e mundur të komunikojmë pas disa ditësh”, ka shkruar Dauti në një mesazh.

Dauti vjen në postin e drejtorit pasi u suspendua drejtoresha Artana Asani, e cila u dyshua dhe u caktua në paraburgim bashkë me Leon Nuredinin dhe Vadedin Dervishin. Sipas dyshimeve, ata, si drejtues të Ndërmarrjes Publike „Komunalec“, kishin dhënë urdhër që të aktivizohen tre pompa për të rritur presionin në sistemin e ujësjellësit. Si pasojë, në sistem depërtoi ujë i ndotur, gjë që çoi në shpërthimin e epidemisë në Gostivar, nga e cila u infektuan më shumë se 4 mijë persona.

Ndryshe, Dauti që nga viti 2020 ushtron edhe funksionin e sekretarit të FC Gostivar, pasi Komuna e Gostivarit mori drejtimin e klubit.

Ndryshe, në Gostivar u shpall epidemi të problemeve gastrointestinale, pas paraqitjes së numrit të lartë të i qytetarëve me simptoma si diarre, të vjella dhe dehidratim.

Kujtojmë se me propozim të Prokurorisë, Gjykata Penale në Gostivar shqiptoi 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarve për ndotjen e ujit në sistemin e ujësjellësit në Gostivar. Gjykatësja Dragoslada Veselinova tha se duke pasur parasysh dënimin e paraparë me ligj që iu ngarkohet të dyshuarve sanksionohet me të paktën 4 vjet burg, ndërsa, shtoi ajo nëse lihen të mbrohen në liri, ekziston rreziku që ata të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët.

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, së bashku me policinë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, konstatuan se në tubacionin kryesor ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që fuste drejtpërdrejt ujë nga lumi Vardar. Kontrolli u krye pas njoftimit të prokurorit publik për shkak të dyshimeve se uji ishte ndotur, pas ankesave të qytetarëve. Më pas, uji u ndalua për pirje.

Prokuroria Publike më 20 korrik shpalli rezultatet e analizave, të cilat treguan se në ujë kishte pasur 48 herë më shumë baktere se vlerat e lejuara.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klinika e Urologjisë me salla moderne për operacione sipas standardeve botërore
Next Article Petrushevski: Standardet e dyfishta të LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit kanë dalë përsëri në pah
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?