By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori Alberti: Investimet italiane në Shqipëri arrijnë 1 miliard euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ambasadori Alberti: Investimet italiane në Shqipëri arrijnë 1 miliard euro
Shqipëri

Ambasadori Alberti: Investimet italiane në Shqipëri arrijnë 1 miliard euro

admin
Last updated: 25/09/2026 09:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 25 shtator, argument.mk/ – Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti ka deklaruar se vendi i tij është i angazhuar për të rritur prezencën e saj në Shqipëri për t’i dhënë një tjetër përmbajtje marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Në një prononcim për mediet nga Korça, Alberti vlerësoi edhe marrëdhëniet ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë, duke deklaruar se “kemi ndërkohë investime të cilat në Shqipëri kapin shifrën e rreth 1 miliard euro”.

Diplomati italian pohoi se “krahas investimeve të tjera do të realizohet ose do të mundësohen rreth 600 apo 700 vende të reja pune”.

“Ne mendojmë se forcimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë ndihmon sigurisht edhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian që për Italinë është një prioritet absolut”, shtoi ambasadori.

Alberti përmendi edhe sektorët më të rëndësishëm ku ata janë të pranishëm në vendin tonë që nga inteligjenca artificiale, në sektorin digjital apo edhe në industrinë e mbrojtjes.

Ai shtoi se synimi i pranisë italiane është krijimi i mundësive që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, të punojnë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Ambasadori italian mori pjesë në inaugurimin e Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli”, tashmë të transformuar në një hapësirë moderne, ku libri, teknologjia dhe kreativiteti ndërthuren për t’u dhënë fëmijëve mënyra të reja për të zbuluar, eksperimentuar dhe krijuar.

Investimi u realizua me financimin e Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), në kuadër të projektit “Children Innovative & Creative Hub ‘Thoma Turtulli’”, dhe Kooperacionit Zviceran, në kuadër të projektit “Smart Energy Municipalities Project (SEMP)”.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo është shprehur se “përtej një biblioteke tradicionale, “Thoma Turtulli” vjen si një hapësirë bashkëkohore, me ambiente të reja, mobilim modern dhe teknologji që i japin një dimension të ri mënyrës se si fëmijët ndërveprojnë me dijen dhe me njëri-tjetrin”.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndihma juridike falas, 23% më shumë qytetarë përfitues se një vit më parë
Next Article Hoxha, takime në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?