By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Afati i fundit për Reformën Zgjedhore 30 nëntori, nuk zgjasim mandatin e komisionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Afati i fundit për Reformën Zgjedhore 30 nëntori, nuk zgjasim mandatin e komisionit
Shqipëri

Balla: Afati i fundit për Reformën Zgjedhore 30 nëntori, nuk zgjasim mandatin e komisionit

admin
Last updated: 11/11/2026 11:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 11 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se 30 nëntori është afati përfundimtar për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa theksoi se Partia Socialiste nuk do të mbështesë zgjatjen e mandatit të tij.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla paralajmëroi se nëse nuk arrihet një dakordësi me opozitën, socialistët do ta miratojnë reformën në mënyrë të njëanshme, duke theksuar se mazhoranca i ka 84 votat e nevojshme.

Balla bëri të ditur se grupi parlamentar i PS-së nuk do të mbështesë zgjatjen e afatit të këtij komisioni, sepse koha ka qenë e mjaftueshme, një vit.

“Data 30 nëntor është afati i fundit i Komisionit të Zgjedhores. Ne nuk mund të ripërsërisim të njëjtin skenar, të njëjtën lojë që bëhet në kurriz të agjendës europiane të Shqipërisë. Arsyeja pse PD bojkoton Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe bojkoton miratimin e ligjit të financimit të partive politike, është se nuk thuhet askund që ligji i financimit të partive politike duhet miratuar me konsensus, në kuptimin që konsensusi është 84 vota në Kuvendin e Shqipërisë. Ne 84 vota në Kuvend i kemi dhe ne do ta miratojmë në mënyrë të njëanshme nëse data 30 nëntor tejkalohet”, tha Balla.

Balla uroi që PD, si forca më e madhe në opozitë të vijë në komision.

Por, sipas tij, mbylljen e gjashtë kapitujve brenda vitit 2026, mbylljen e 33 kapitujve të Traktatit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk mund ta mbajë peng askush.

“PS i ka numrat në Kuvend për të çuar përpara angazhimin tonë për përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030. Ende shpresoj dhe besoj që deri më 30 nëntor do të ketë një reflektim nga PD, si forca më e madhe në opozitë. Por ligji i financimit të partive politike duhet të miratohet nga Shqipëria brenda dhjetorit të këtij viti”, shtoi ai.

You Might Also Like

Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë

Ambasadorja e BE-së: Avokati i Popullit, partner i rëndësishëm në forcimin e llogaridhënies demokratike

Konferenca e Kryetarëve nuk arrin dakordësi për programin dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit

Celibashi pret ambasadoren e BE-së: Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar komisionin, Reforma Zgjedhore duhet të prodhojë garanci reale për zgjedhje të lira

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëdhënësi i Aleancës i drejtohet Rizvanollit: Kur kthehet në funksion B1-shi dhe sa milionë euro u blenë sot energji?
Next Article Ambasadorja franceze: Dënojmë aktet e dhunshme në protesta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mickoski: Së shpejti një vendkalim të ri kufitar me Kosovën
Maqedoni
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri – konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Shqipëri
Mashtrohet tetovari, humb 6800 euro nga një faqe interneti
Kronika
Sharr Braina emocionon banorët me zërin e tij me këngë për gurbetin
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?