By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve
Sport

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

admin
Last updated: 19/04/2024 09:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tekniku italian Carlo Ancelotti, ka thyer protokollin e UEFA-s pasi Real Madridi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi tani do të përballet me Bayern Munichun në gjysmëfinale të këtij kompeticione, pasi mposhtën ‘Qytetarët’ në penallti në një mbrëmje dramatike në ‘Etihad Stadium’.

Sidoqoftë, ajo që ka rënë në sy është se 64-vjeçari nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes duke ngjallur polemika.

Rregullat e UEFA-s citojnë se të dy trajnerët duhet të jenë në dispozicion të mediave dhe këtë janë të detyruar ta bëjnë jo më larg se 20 minutave pas përfundimit të sfidës.

Megjithatë, sipas asaj që u raportua nga gazetari Richard Martin, Ancelotti nuk ishte aty për të kryer detyrën e tij.

“Një natë e rrallë në Ligën e Kampionëve: Carlo Ancelotti ‘injoroi’ konferencën e tij për shtyp. Kjo nuk më ka ndodhur që 11 vite që mbulojë këtë kompeticion”, ka shkruar Martin në platformën X.

Italiani nuk ishte aty për të bërë intervistë me disa media që mbajnë të drejtat si TNT Sports si dhe me platformën e rezultateve dhe vlerësimeve LiveScore.

‘Los Blancos’ do të rikthehen në aksion përsëri të dielën, ku do të përballen me Barcelonën me ndeshjen që do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave
Next Article Xhuli i reagon Stresit publikisht: M’i ka premtuar 30 mijë euro dhe s’mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?