By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave
Maqedoni

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

admin
Last updated: 19/04/2024 09:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 prill – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mësimi në vitin shkollor 2023/2024 do të realizohet plotësisht siç parashihet me planet për organizimin e punës në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit  nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do  të kalojnë  pjesë të materialit mësimor.

“23 prilli dhe 7 maji, gjegjësisht ditët para votimit, do të jenë ditë pune për të gjitha shkollat. Gjegjësisht në shkollat  në të cilat  do të zhvillohet procesi zgjedhor, mësimi do të mbahet nga ora 07:00 deri në orën 11:00, me orë të shkurtuara mësimore për të gjitha paralelet gjegjësisht  klasat. Në shkollat e tjera, në të cilat nuk do të votohet, mësimi zhvillohet si zakonisht dhe sipas orarit të caktuar ditor”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

MASH më tej rikujton se viti mësimor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor.

“Edhe pse votimi në kuadër të rrethit të parë dhe të dytë zgjedhor është caktuar në ditë pune, nxënësit nuk do të humbasin mësimet dhe nuk do të kalojnë pjesë të materialit mësimor”, thekson MASH-i.

Njoftimi i dërguar deri te shkollat e ka publikuar edhe Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) në faqen e tyre në FB, me pyetjen: “Nga kur ditët jopune brenda natës bëhen ditë pune?”

“Ministri i Arsimit duhet të tërheqë menjëherë Njoftimin për shkollat, me të cilin detyrohen të punojnë ditët “jo pune”, të shpallura nga Qeveria, për shka të mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme. Në të vërtetë edhe edhe vitet e tjera shkollore kanë përfunduar dhe janë verifikuar nga ministri me më pak se 180 ditë pune, siç është viti shkollor 2021/22”, theksohet në reagimin e SASHK-ut.

Ndryshe, këtë vit nxënësit për herë të parë do të kenë pushim pranveror, i cili do të fillojë më 29 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen
Next Article Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?