By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Angellov paralajmëron: Maqedonia po hyn në fazë të rrezikshme, mjafton një shkëndijë për zjarr katastrofal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Angellov paralajmëron: Maqedonia po hyn në fazë të rrezikshme, mjafton një shkëndijë për zjarr katastrofal
Maqedoni

Angellov paralajmëron: Maqedonia po hyn në fazë të rrezikshme, mjafton një shkëndijë për zjarr katastrofal

admin
Last updated: 31/07/2026 12:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, ka drejtuar një apel serioz për kujdes maksimal nga qytetarët, duke paralajmëruar se vendi po hyn në një periudhë me rrezik jashtëzakonisht të lartë nga zjarret, si pasojë e valës së nxehtësisë që pritet.

Sipas Angellovit, gjatë muajit korrik janë regjistruar mesatarisht rreth 15 zjarre në ditë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe mbështetjes nga aerotraktorët e Drejtorisë, të gjitha zjarret janë lokalizuar dhe shuar me sukses.

Ai theksoi se reshjet lokale të ditëve të fundit kanë kontribuar në uljen e numrit të zjarreve dhe kanë lehtësuar shuarjen e tyre, por paralajmëroi se periudha me shi ka përfunduar, ndërsa temperaturat e larta, lagështia e ulët dhe era e paqëndrueshme krijojnë kushte për përhapje të shpejtë të zjarreve.

“Mjafton vetëm një shkëndijë që të shpërthejë zjarr katastrofal”, paralajmëron Angellov.

Ai nënvizoi se pjesa më e madhe e zjarreve në hapësirë të hapur shkaktohen pa qëllim dhe u bëri thirrje qytetarëve:

të mos hedhin bishta cigareje, sidomos nga automjetet në lëvizje;

të mos ndezin zjarr apo skarë në natyrë dhe në pyje;

të pastrojnë oborret dhe shtëpitë e pushimit nga barishtet e thata dhe shkurret;

të krijojnë një brez mbrojtës me dhe rreth objekteve.

Apel u drejtua edhe për:

bujqit – të mos djegin mbeturinat e arave;

blegtorët – të mos djegin kullotat;

punëtorët – të jenë të kujdesshëm me mjetet që krijojnë shkëndija;

përdoruesit e pajisjeve me gaz për largimin e shpendëve, të cilat mund të shkaktojnë zjarr.

Angellov kërkoi që qytetarët të raportojnë menjëherë në 112 ose në stacionin më të afërt të policisë çdo sjellje të dyshimtë, si persona që mbajnë lëndë të ndezshme, fenerë, fishekzjarrë, petarda të mëdha apo goma makinash në zona malore.

“Çdokush që shkakton zjarr duhet të përgjigjet dhe të përfundojë në burg. Bëhuni të kujdesshëm – mjafton një shkëndijë për një tragjedi të rëndë”, porosit Angellov.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Plumbi qorr dëmton veturën me targa gjermane në Gostivar
Next Article Haxhiu: Regjistrimi i deputetëve nis më 3 gusht, seanca konstituive më 6 gusht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?