By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Animi i Kurtit në zgjedhjet amerikane, Haliti: E rëndësishme të dihet nëse ai u ftua si kryetar partie apo si kryeministër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Animi i Kurtit në zgjedhjet amerikane, Haliti: E rëndësishme të dihet nëse ai u ftua si kryetar partie apo si kryeministër
Maqedoni

Animi i Kurtit në zgjedhjet amerikane, Haliti: E rëndësishme të dihet nëse ai u ftua si kryetar partie apo si kryeministër

admin
Last updated: 22/08/2024 08:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në Konventën e Partisë Demokratike me rastin e zyrtarizimit të Kamala Harris si kandidate për presidente për zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Ngjarja, që është pjesë e Forumit Ndërkombëtar të Liderëve 2024, u organizua nga National Democratic Institute (NDI), një organizatë që mbështet zhvillimin e demokracisë në nivel global.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, theksohet se pjesëmarrja e Kurtit në këtë panel u cilësua si një mundësi për të diskutuar rolin e partive politike në proceset demokratike ndërkombëtare.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti e ka quajtur Donald Trumpin, kandidat i Partisë Republikane për president të ShBA-së, si një kandidat të pazakonshëm.

Deputeti opozitar Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka komentuar pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti në Konventën Kombëtare Demokratike në SHBA, duke e cilësuar si një veprim që mund të ketë rëndësi, por që ka nevojë për më shumë informacion për të vlerësuar ndikimin e tij.

Haliti për Front Online është shprehur se është e rëndësishme të dihet nëse Kurti ishte ftuar si kryetar partie apo si kryeministër. “Nëse ftesa ishte bërë në cilësinë e tij si kryetar partie, Haliti tha se është e rëndësishme të dihet se kush i ka mbuluar kostot e pjesëmarrjes. Nëse ftesa ishte si kryeministër, atëherë, sipas tij, kjo është një arritje e mirë për të, duke theksuar se një ftesë në një ngjarje të tillë është një njohje e rëndësishme”, ka theksuar Haliti.

Sa i përket ndikimit të mundshëm të pjesëmarrjes së Kurtit në politikën amerikane, Haliti theksoi se kjo nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale. Sipas tij, politika amerikane funksionon në përputhje me interesat dhe objektivat strategjike të SHBA-së dhe nuk ndikohet nga pjesëmarrja e liderëve të huaj në ngjarje partiake. Haliti përfundoi se është e rëndësishme që Kosova të fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike dhe të mos e mbështesë veten në ndihmën e ndonjë partie apo individi të caktuar në SHBA. “Ata nuk bëjnë politike të mëhallës, por bëjnë politikë strategjike, kanë interesat e tyre dhe kane objektivat e tyre, ata nuk funksionojnë sipas lagjeve “, tha Haliti.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ngacmohet seksualisht një grua në Prishtinë
Next Article Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?