By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Yjet e Real Madridit përfitojnë vetura luksoze me vlerë 4 milionë euro, por duhet ta ndjekin një rregull strikt
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Yjet e Real Madridit përfitojnë vetura luksoze me vlerë 4 milionë euro, por duhet ta ndjekin një rregull strikt
Sport

Yjet e Real Madridit përfitojnë vetura luksoze me vlerë 4 milionë euro, por duhet ta ndjekin një rregull strikt

admin
Last updated: 28/11/2026 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Futbollistët e Real Madridit kanë përfituar vetura të reja luksoze nga BMW, me një vlerë totale që kap shifrën e rreth 4 milionë eurove, si pjesë e marrëveshjes së sponsorizimit mes klubit spanjoll dhe prodhuesit gjerman të automobilave.

BMW u bë furnizuesi zyrtar i veturave për Real Madridin në vitin 2022, përmes një marrëveshjeje që përfshin sigurimin e automjeteve për ekipet e para të futbollit, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, stafin e klubit, si dhe ekipin e basketbollit.

Në kuadër të angazhimit për mbrojtjen e mjedisit, Real Madridi dhe BMW kanë ndërmarrë iniciativa të përbashkëta në fushën e mobilitetit të së ardhmes, qëndrueshmërisë dhe diversitetit.

Për këtë arsye, pjesëtarët e klubit pritet të zgjedhin modele ekologjike të BMW-së për udhëtimet e tyre të përditshme drejt qendrës stërvitore.

Futbollistët dhe stafi kanë të drejtë të përzgjedhin një veturë të re për çdo sezon, ndërsa tashmë janë bërë të ditura zgjedhjet e tyre për edicionin 2026/27, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 4 milionë eurosh.

Modeli më i shtrenjtë i përzgjedhur ishte BMW XM Label, me vlerë prej rreth 190 mijë eurosh. Këtë veturë e kanë zgjedhur 15 futbollistë, përfshirë Jude Bellingham, Trent Alexander-Arnold dhe Bernardo Silva.

BMW M5 Sedan ishte zgjedhja e Eder Militaos dhe Andriy Lunin, ndërsa Marc Cucurella ishte lojtari i vetëm që përzgjodhi BMW X7 M60i xDrive.

Vinicius Jr. dhe Endrick zgjodhën BMW i7 60 xDrive, ndërsa Jose Mourinho dhe Eduardo Camavinga preferuan modelin BMW iX xDrive60.

Kylian Mbappé ishte njëri prej tre futbollistëve që përzgjodhën BMW iX3 50 xDrive, ndërsa Federico Valverde ishte i vetmi që zgjodhi BMW iX2 xDrive30.

Real Madridi nënshkroi marrëveshjen e sponsorizimit me BMW-në në vitin 2022, pas përfundimit të bashkëpunimit të mëparshëm me kompaninë Audi.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohen dy shtetas irakianë të dyshuar për planifikimin e sulmeve terroriste
Next Article Princ Leka II vizitoi UT-në, apeloi për bashkim rreth interesave kombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?