By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili
Maqedoni

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

admin
Last updated: 26/09/2026 23:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 shtator argument.mk/ – Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, mirë të organizuar, transparente dhe në përputhje të plotë me parimet demokratike të partisë, Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tearcë mbajti sonte kuvendin e saj zgjedhor, me çka bëri një hap të rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve gjithëpërfshirëse për Kongresin e V-të partiak.

Kuvendarët e pranishëm, me pjesëmarrje të gjerë dhe angazhim aktiv, zgjodhën në mënyrë unanime dhe demokratike Mumin Xhemailin për kryetar të ri të degës së Tearcës të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht, në këtë kuvend u zgjodh edhe kryesia e re e degës, si dhe delegatët që do të kenë nderin dhe përgjegjësinë të përfaqësojnë degën e Tearcës në Kongresin e ardhshëm partiak, një moment vendimtar ky për të ardhmen politike të Aleancës për Shqiptarët i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim pas përmbylljes me sukses të procesit zgjedhor në të gjitha degët.

Me këtë rast, kryetari i partisë, Dr. Arben Taravari, së bashku me kryetarin e sapozgjedhur të degës, Mumin Xhemailin shprehën zotimin e tyre të fortë për vazhdimin e punës në drejtim të zgjerimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në terren. Ata theksuan se forcimi i komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët mbetet një prioritet themelor, duke e kthyer zërin e tyre në pjesë të pandashme të angazhimit politik të Aleancës për Shqiptarët.

Ky kuvend zgjedhor në Tearcë dëshmon edhe një herë përkushtimin e vazhdueshëm të Aleancës për Shqiptarët për ndërtimin e një organizimi partiak të fortë dhe gjithëpërfshirës. Partia po vazhdon në mënyrë të pandërprerë procesin e konsolidimit në çdo degë të saj, me bindjen se një strukturë e mirë organizuar në bazë është themeli i një force politike të qëndrueshme e të besueshme.

Me synimin për të qenë gjithnjë e më pranë qytetarëve dhe interesit të tyre të përgjithshëm, Aleanca për Shqiptarët riafirmon angazhimin e saj për një politikë të hapur, të përgjegjshme dhe në shërbim të plotë ndaj qytetarëve.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Interesimi për banesa, drejtori i Kadastrës: Ja lokacionet më tërheqëse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’
Next Article Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?