By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike
Maqedoni

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

admin
Last updated: 26/09/2026 23:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 shtator argument.mk/ – Ish luftëtari i UÇK-së, Granit Osmani, ka reaguar lidhur me protestën për krerët e UÇK-së, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj kauzës nuk ka ndryshuar, por se kundërshton përdorimin e saj për interesa partiake.

Osmani thotë se fillimisht kishte bërë thirrje për mbështetje masive të protestës, por pasi, sipas tij, u bë e qartë se pas organizimit qëndronte një subjekt politik, ai tërhoqi mbështetjen për atë organizim.

“UÇK-ja nuk është pronë e BDI-së. Bashkëluftëtarët nuk janë dekor për mbijetesën politike të askujt. As vuajtja e tyre nuk mund të shndërrohet në kapital politik”, shprehet Osmani.

Ai thekson se ka marrë pjesë në marshin në mbështetje të krerëve të UÇK-së për shkak të kauzës dhe jo për ndonjë agjendë partiake.

“Kam qenë në luftë. Jam invalid lufte. E di çfarë do të thotë sakrifica dhe e di shumë mirë dallimin mes luftës për një kauzë dhe luftës për një parti”, shprehet ai.

Osmani u është përgjigjur edhe kritikave nga BDI-ja dhe portalet që ai i quan të afërta me këtë parti.

“BDI-ja dhe portalet e saj le të mos tentojnë të më mësojnë mua se çfarë është patriotizmi dhe çfarë është besnikëria ndaj UÇK-së”, ka thënë Osmani.

Në fund, ai ka bërë të qartë se do të vazhdojë të mbështesë kauzën dhe bashkëluftëtarët, por jo përdorimin e emrit të UÇK-së për interesa politike.

“Kauzën do ta mbështes. Bashkëluftëtarët do t’i mbështes. Por asnjë parti nuk do të ketë të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së si mburojë për interesat e veta politike”, shkruan Osmani duke e mbyllur reagimin me mesazhin: “Liri për çlirimtarët”.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Interesimi për banesa, drejtori i Kadastrës: Ja lokacionet më tërheqëse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili
Next Article Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?