By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Automjetit të Ministrisë për sistem politik i mungonin pjesë, ndërsa disa ishin ndërruar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Automjetit të Ministrisë për sistem politik i mungonin pjesë, ndërsa disa ishin ndërruar
Maqedoni

Automjetit të Ministrisë për sistem politik i mungonin pjesë, ndërsa disa ishin ndërruar

admin
Last updated: 27/01/2025 15:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Automjetit “BMW”, në pronësi të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për të cilin ministri javën e kaluar ministri Ivan Stoilkoviq informoi se është gjetur në gjendje shumë të keqe, i mungojnë pjesë, ndërsa disa pjesë janë ndërruar.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka publikuar sot procesverbalin, ku theksohet se mungojnë pjesë të motorit, dera e përparme e majtë dhe krahu i majtë i përparmë janë çmontuar dhe në vend të tyre janë vendosur një derë dhe krahë nga një automjet tjetër, parakolpi është çmontuar, ndërsa plotësisht janë hequr edhe të dy bravat në anën e majtë.

Në procesverbalin theksohet se automjeti ishte lënë në servis në gjendje të shkëlqyer në karroceri dhe nuk i mungonte asnjë pjes, e vetmja e metë ishte motori i bllokuar.

Automjeti është lënë në “Auto Laker Bunjo” në Kumanovë për shkak të bllokimit të motorit, por nuk është kthyer në Ministri pas skadimit të kontratave të lidhura me këtë servis më 10 mars 2022 dhe 30 maj 2023.

“Automjeti është dërguar në servisin e autorizuar gjatë vlefshmërisë së kontratës së parë të lidhur ndërmjet palëve kontraktuese, ku është konstatuar një defekt i rëndë. Pas përfundimit të kontrollit dhe diagnostikimit të automjetit, u konstatua se motori ishte i bllokuar dhe duhej zëvendësuar me motor të ri. Për situatën është njoftuar Kabineti i ish-ministrit. Për shkak se ministri i atëhershëm nuk ka miratuar riparimin e automjetit, ai nuk është riparuar dhe ka mbetur në ambientet e bartësit të prokurimit”, theksohet në procesverbal.

Zyrtarët administrativë Sadudin Asipi dhe Afrim Veseli, të cilët është dashur ta kthejnë automjetin në emër të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësivee, kanë pasur disa përpjekje të pasuksesshme për të kontaktuar me servisin e autorizuar.

“Ministri kërkoi që automjeti të kthehet në ambientet e Ministrisë. Për këtë, në disa raste nga ana ime (Saudin Asipi) është thirrur nëpërmjet telefoni servisi i autorizuar, me kërkesë që automjet të kthehet në MMB. Nga ana e riparuesit në të gjitha rastet më është premtuar se do ta kthejnë automjetin gjatë javës së punës ose javës në vijim, por kjo nuk u realizua. Kjo kërkesë nga MMB-ja, përkatësisht përmes meje Sadudin Asipit drejtuar riparuesit zgjati disa muaj. Në ditët e para të vitit 2025, Sekretari shtetëror përsëri kërkoi nga unë (Sadudin Asipi) që të kontaktoj edhe një herë me kompaninë dhe të kërkoj që automjeti t’i kthehet Ministrisë së menjëherë, pa vonesë, ndërsa në të kundërtën do të merren masa në përputhje me rregulloret ligjore pozitive. Bëra disa përpjekje të pasuksesshme për të kontaktuar me servisin e autorizuar me telefon, pas së cilës dërgova një mesazh SMS me kërkesën e deklaruar më parë. Servisi i i autorizuar nuk iu përgjigj telefonatave dhe as mesazheve të mia, theksohet në procesverbal.

Të dy të punësuarit nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më 14 janar me autorizim të sekretarit shtetëror kanë shkuar në Kumanovë, ku kanë konstatuar gjendjen e keqe të automjetit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Next Article MMJPH: Kontrolle të forcuara nga inspektorët komunalë, dënime për djegien e mbeturinave në natyrë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?