By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Autori ka qenë shumë njeri korrekt”, e afërmja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Autori ka qenë shumë njeri korrekt”, e afërmja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë
Shqipëri

“Autori ka qenë shumë njeri korrekt”, e afërmja flet për ngjarjen e rëndë në Shkodër: U shua një familje kaq e mirë

admin
Last updated: 09/07/2026 21:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkodër, 9 korrik Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar në vendin e ngjarjes.

Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.

Në lidhje me ngjarjen, për korrespondentin e Top Channel, Klodian Zhivani, ka folur Zoje Nika, një banore e zonës, e cila gjithashtu ishte e afërme e çiftit. Ajo shprehet e çuditur nga ngjarja, pasi nuk ka vënë asnjëherë re më parë konflikte mes çiftit.

“Ky zotëri (autori) ka qenë gjithnjë i mirë, i ndershëm. Na merrte në makinë, shkonim, vinim. Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. As asaj nuk i është dëgjuar kurrë ndonjë fjalë e keqe. Ne na vjen shumë keq që u shua një familje kaq e mirë.

Kam pasur shumë respekt për këtë gruan, sepse ka qenë shumë e mirë. Unë kam qenë shpesh në shtëpinë e tyre dhe asnjëherë nuk kam ndjerë debate. Nuk kam parë asnjë shenjë xhelozie”, u shpreh banorja.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjyste Vulaj – zëri që pushtoi dekada të muzikës shqiptare, një karrierë mes sukseseve, hiteve dhe dashurisë së publikut
Next Article Aziri: Diaspora të votojë edhe në zgjedhjet lokale ose ligjin do ta bllokojmë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?