Shkup, 23 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, sot në hapësirat e Odës Ekonomike do të zhvillojë takim me Llord Barkon Kristofer Gajt (sekretar/këshilltarë kryesor politik i mbretëreshës Elizabeta II, 2007/2017), Xhorxh Bazbi dhe Ruben Xhonson.
Të tre janë drejtorë aktual në fondacion joprofitabil “BALLKANI PERËNDIMOR 30: Për Evropë të bashkuar, të sigurt dhe prosperues”.
Bëhet fjalë për fondacion joprifitabil e regjistruar në Hagë e cila mbështet anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Të tre drejtorët e fondacionit, siç informojnë nga Oda, do të kenë takime edhe me kryeministrin e Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
“BP30” beson se përjashtimi afatgjatë i vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BE-ja krijon pasiguri dhe paqëndrueshmëri dhe paraqet frenim për rritjen ekonomike në të gjithë kontinentin, duke e lënë Evropën të ndarë dhe të paaftë për të realizuar potencialin e saj të plotë. Për një muaji, nga shtatori i vitit 2025, “BP30″ zyrtarisht do të fillojë punën në Bruksel, ndërsa do të emërojë bord këshillëdhënës dhe një kryetar, të përbërë nga ish burrështetas të shquar të cilët kanë përvojë me Ballkanin ose kanë qenë të lidhur ngushtë me rajonin gjatë katër dekadave të fundit”, theksojnë nga Oda.
BP30 do të hartojë raporte dhe do të zhvillojë aktivitete në mbështetje të pretendimeve të saj kyçe, duke theksuar nevojën për veprime urgjente. Do të organizoj dhe do të marrë pjesë në konferenca dhe ngjarje ku do të paraqesë argumentet e saj. “BP30” konform udhëzimeve të tyre, ka marrë tashmë shprehje fillestare mbështetjeje nga Këshilli Atlantik, Globsek (GLOBSEC), Karl Billt dhe lordi Xhorxh Robertson. Mbështetje shtesë do të kërkohet gjatë kësaj verë të këtij viti.
“BP30″ beson se mbështetja nga pjesa e bashkësive të Ballkanit Perëndimor do të paraqes konfirmim të fuqishëm të ideve të BP30 dhe do të promovojë nevojën për rritje ekonomike dinamike, shfrytëzimin e huasë përmes kufijve ekzistues”, theksojnë nga Oda ekonomike.
