By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025
Maqedoni

Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025

admin
Last updated: 09/06/2025 14:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Zëdhënësja e Qeverisë Venera Latifi Azizi në pres-konferencë për media tha se Qeveria shpall zyrtarisht hapjen e thirrjes publike për Masën 1.1 dhe Masën 1.2, pjesë e Planit Operativ për Punësim 2025, një prej programeve më të mëdha të mbështetjes ekonomike për qytetarët, shkruan Zhurnal.mk.

“Sot shpallim zyrtarisht hapjen e thirrjes publike për Masën 1.1 dhe Masën 1.2, pjesë e Planit Operativ për Punësim 2025, një prej programeve më të mëdha të mbështetjes ekonomike për qytetarët.

Ky plan mbështetet nga një buxhet rekord prej 40 milionë euro, që është 7.5 milionë euro më shumë se një vit më parë, dhe përbën investimin më ambicioz të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në fushën e punësimit dhe zhvillimit social-ekonomik.

Thirrjet publike që hapen sot synojnë të mbështesin vetëpunësimin, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për të hapur biznese të reja, për të ndërtuar diçka të tyren dhe për të ndërmarrë hapa konkretë drejt fuqizimit të tyre ekonomik. Fokusi ynë janë të rinjtë që kërkojnë një shans për të ndërtuar të ardhmen e tyre, familjet që synojnë stabilitet ekonomik, ndërmarrësit e rinj që kanë ide por mungesë mbështetjeje, si dhe personat e papunë dhe përfituesit e ndihmës sociale, të cilët kanë nevojë për një mundësi reale për t’u përfshirë në tregun e punës.

Plani Operativ për Punësim 2025 nuk përfaqëson vetëm shifra. Mbi 16.000 qytetarë do të përfshihen drejtpërdrejt, dhe secili prej tyre është një rast konkret, një histori e veçantë që kërkon hapësirë për zhvillim dhe mbi të gjitha mbështetje të merituar. Ajo që po bëjmë nuk janë masa abstrakte, por veprime të prekshme drejt një tregu pune më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.

Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar që në qendër të politikave tona të jenë të gjithë qytetarët, e sidomos të rinjtë, të cilët janë energjia më premtuese e vendit tonë. Prandaj, po investojmë vazhdimisht në masa që nxisin sipërmarrjen, zhvillimin e aftësive dhe vetëpunësimin, sepse besojmë se çdo ide që mbështetet sot është një mundësi për zhvillim nesër!”, njofon Azizi

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me mbështetjen e SHBA-së është rikonstruktuar Sh.F “Goce Dellçev” në Piravë të Vallandovës
Next Article Mucunski për vizitë në Kazakistan: Në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?