By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me mbështetjen e SHBA-së është rikonstruktuar Sh.F “Goce Dellçev” në Piravë të Vallandovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me mbështetjen e SHBA-së është rikonstruktuar Sh.F “Goce Dellçev” në Piravë të Vallandovës
Maqedoni

Me mbështetjen e SHBA-së është rikonstruktuar Sh.F “Goce Dellçev” në Piravë të Vallandovës

admin
Last updated: 09/06/2025 14:14
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Nxënësit e Shkollës Fillore “Goce Dellçev” në fshatin Piravë të Vallandovës do ta ndjekin mësimin në kushte bashkëkohore pasi objekti është rikonstruktuar tërësisht. Bëhet fjalë për investim prej 322.600 dollar i siguruar nga Komanda Ushtarake Evropiane e SHBA-së përmes Programit të Ndihmës së Jashtme Humanitare dhe Civile ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komuna kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe mbikëqyrjen e ndërtimit.

Me rastin e përfundimit të aktivitetit investues, shkollën sot e vizitoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska, zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Nikol Varns dhe zëvendës shefi i Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës në Ambasadë, Major Daniel Silver. Ata pajtohen se arsimi është segmenti social më i rëndësishëm që përcakton progresin e përgjithshëm të vendit.

“Pashë se si dukej ky objekt më parë dhe shoh se në çfarë është shndërruar sot. Jam e lumtur që fëmijët e këtij vendbanimi kanë marrë kushte që duhet t’i kenë të gjithë nxënësit në vend. Në një mjedis të bukur shkollor, energjia është e ndryshme. Rritet entuziazmi,inkurajohet dëshira për mësim dhe shkencë, rritet motivimi për punë dhe mësimdhënie kreative”, theksoi Janevska duke i përgëzuar kryesinë komunale, punonjësit e shkollës dhe banorët.

“Duke qenë se SHBA-ja ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në renovimin e objektit të shkollës, është e rendit që bashkërisht t’u shprehim mirënjohjen tonë të thellë. Ata janë partneri ynë strategjik për më shumë se 3 dekada. Kanë dhënë kontribut të madh në zhvillimin e disa aftësive te nxënësit tanë, si ato digjitale, gjuhësore, sipërmarrëse, shkrim-leximi mediatik etj. Sigurisht që ky nuk është investimi i parë infrastrukturor në arsim nga populli amerikan dhe jam e bindur se nuk do të jetë i fundit”, theksoi ministrja.

Ministrja shtoi se kemi nevojë për miq, sepse, siç tha, bashkë me ta arrihen më lehtë qëllimet dhe interesat kombëtare.

“Avancimi i infrastrukturës arsimore është ndër prioritetet kryesore të qeverisë. Këtë e mbështes me faktin se tani si qeveri kemi një cikël investimi prej 32 milionë euro, me të cilin po ndërtojmë 7 objekte të reja shkollore, rikonstruktojmë 20, ndërtojmë 4 salla të reja

sportive dhe rinovojmë dy konvikte studentore. Është planifikuar edhe vendosja e sistemeve fotovoltaike në rreth 50 shkolla”, shtoi Janevska.

Ajo gjithashtu u informoi se në fund të këtij dhe në fillim të vitit të ardhshëm kalendarik do të fillojnë investime shumë më të mëdha, në përgjithësi që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, por do të vazhdojnë edhe investimet në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Derisa e shënojmë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, është e përshtatshme që të mblidhemi pikërisht në një shkollë. Sepse arsimi ka qenë gjithmonë në qendër të partneritetit tonë. Jo sepse bëhet lajm, por sepse bën ndryshim. Investimi në arsim do të thotë të investosh te të rinjtë. Ndërsa të investosh te të rinjtë do të thotë të investosh në të ardhmen që duam ta ndërtojmë – së bashku”, tha zëvendësambasadorja e SHBA-së, Nikol Varns.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bashkëpunim për përparim ekonomik: Takim i guvernatorit me kryetarin e Odës ekonomike
Next Article Azizi: Të rinjtë në fokus të Planit Operativ të Punësimit për vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?