By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bahreini dhe Kuvajti nën sulme të reja iraniane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bahreini dhe Kuvajti nën sulme të reja iraniane
Bota

Bahreini dhe Kuvajti nën sulme të reja iraniane

admin
Last updated: 18/11/2026 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kajro, 18 nëntor, argument.mk/ – Bahreini dhe Kuvajti njoftuan se janë vënë sërish në shënjestër të sulmeve iraniane, ndërsa Irani deklaroi se objektivat ishin bazat e përdorura nga forcat amerikane, në këto dy shtete të Gjirit.

Ushtria e Bahreinit bëri të ditur sot në mëngjes se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin kapur disa sulme iraniane dhe kishin shkatërruar predhat, që po afroheshin drejt territorit të vendit.

“Irani vijon veprimet e tij armiqësore, përmes sulmeve frikacake ndaj Mbretërisë së Bahreinit”, thuhej në deklaratën e Komandës së Përgjithshme të ushtrisë.

Ndërkohë, ushtria e Kuvajtit njoftoi dje në mbrëmje, se sistemet e mbrojtjes ajrore po neutralizonin dronë armiqësorë nga Irani. Sipas saj, përgjimet e këtyre mjeteve ajrore shpjegonin edhe shpërthimet e dëgjuara në vend.

Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” raportoi se ushtria e rregullt e Iranit, kishte përdorur dronë sulmues njëdrejtimësh për të goditur pozicionet e mbrojtjes ajrore dhe lëshuesit e raketave në Kuvajt.

Sipas agjencisë, Irani kishte shënjestruar sërish edhe bazën ajrore “Sheikh Isa” në Bahrein.

Ushtria amerikane konfirmoi sot në mëngjes, se kishte goditur një objekt raketor të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në ishullin Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar sulmin si një kundërpërgjigje.

Garda Revolucionare Islamike deklaroi se në orët e para të ditës së djeshme, kishte goditur një instalacion radarësh amerikanë në Bahrein, por ushtria amerikane mohoi pretendimet se ky objekt mund të ishte dëmtuar.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën luftën kundër Iranit në fund të shkurtit, duke nxitur Teheranin të kundërpërgjigjej me sulme në vende të ndryshme të rajonit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar vazhdimisht, se dëshiron të shmangë rikthimin në operacione të gjera ushtarake. Negociatat mes palëve kanë mbetur në ngërç prej disa muajsh.

You Might Also Like

Mbi 140 mijë protestues kundër kostos së lartë të jetesës dhe pagave të ulëta

Rubio: Ndërprerjet teknike në sistemet amerikane nuk lidhen me sulmet kibernetike

Carney: Do të takohem me Trump për bisedime tregtare në samitin e APEC-ut

Inflacioni në nivelin më të lartë në 12 muaj, pas rritjes së çmimeve të karburanteve

Putin: Pritshmëri të larta për takimin e parë tripalësh me Trump dhe Xi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Manasievski: Filipçe dhe LSDM vazhdojnë të gënjejnë se Alta Banka kishte ndalim për punë në BE dhe ikin nga seanca mbikëqyrëse
Next Article Qeveria vendos kufi për çmimin e gazit për prodhimin e energjisë elektrike, masa nis në janar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?