By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara
Shqipëri

Balla: KiE udhëheqës i rëndësishëm për reformat, të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara

admin
Last updated: 02/12/2024 11:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në Tiranë u mbajt sot mbledhja e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, pas daljes së Shqipërisë nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosjes në proces post-monitorimi.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla përshëndeti punimet e këtij takimi në emër të Kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se, “ky takim shënon një hap të rëndësishëm, ashtu sikurse Shqipëria ka kaluar nga faza e monitorimit në fazën e pas monitorimit”.

Balla tha se “është bërë një përparim shumë i madh, por ky është një moment për të kujtuar edhe përgjegjësitë tona, teksa vijojmë të konsolidojmë institucionet tona demokratike”.

Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në KiE, që në vitin 1995 ka qenë një gur themeli për udhëtimin demokratik të vendit.

“KiE ka qenë një udhëheqës i rëndësishëm në reformat që kemi ndërmarrë në fushën e gjyqësorit, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit. Por ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi përpara”, nënvizoi ai.

Balla tha se, lufta kundër korrupsionit vijon të jetë një prioritet për qeverinë shqiptare.

Balla tha se, “reforma e gjyqësorit, përfshirë vetingun, kanë treguar që janë të rëndësishme në rritjen e integritetit, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”.

“Krijimi i Ministrisë së Shtetit për Administratën publike dhe antikorrupsionin, në janar 2024, tregon qartë angazhimin e fortë të qeverisë për të adresuar çështjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës publike. Institucionet si SPAK dhe BKH, janë krijuar dhe tashmë po japin rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit në vendin tonë”, tha Balla.

Ai vuri në dukje përparësinë e qeverisë për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

“Nën drejtimin e Kryeministrit Rama kemi punuar pa pushim për të përshpejtuar politikat tona kombëtare me normat dhe politikat europiane, përparimin e reformave të gjyqësorit për të siguruar shtetin e së drejtës, zgjerimin dhe rritjen e integritetit institucional, nxitjen e qeverisjes së mirë duke zbatuar reforma gjithëpërfshirëse në administratë, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut përmes masave legjislative”, deklaroi Balla.

Synimi i qeverisë është integrimi i Shqipërisë në BE deri në 2030, dhe kjo sipas tij, është dizenjuar në detyra konkrete.

Ai tha se, “vizioni i qeverisë që Shqipëria të anëtarësohet në Europë deri në 2030, është përkthyer në masa konkrete në çdo drejtim. Janë 761 rekomandime nga Komisioni Europian nga të cilat 390 kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Sa i takon masave, janë 548 në total, 77 prej tyre janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit dhe janë 32 institucione të pavarura që duhet të zbatojnë këto masa”.

“Gjatë kohës që Shqipëria ecën drejt integrimit në BE, angazhimi ynë për vlerat e Këshillit të Europës bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Ne e shikojmë dialogun pas monitorimit si platformën për përmirësime të mëtejshme dhe mekanizëm për të integruar me tej tek ne, kuadrin legjislativ europian”, u shpreh Balla.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përzgjidhen me short në Presidencë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Next Article Begaj: Koha dëshmoi vlerat si burrë shteti të Presidentit Rugova

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?