By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banorët e Straçinës vuajnë për ujë të pijshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Banorët e Straçinës vuajnë për ujë të pijshëm
Maqedoni

Banorët e Straçinës vuajnë për ujë të pijshëm

admin
Last updated: 26/05/2024 14:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – Banorët e fshatit Straçincë të Gazi Babës vazhdojnë të përballen me ujë jo të bollshëm, posaçërisht gjatë ditëve kur moti është i ngrohtë. Mungesa e ujësjellësit të duhur shpesh herë i detyron banorët të bartin ujë me shishe ose cisternë. Nga Bashkësia Lokale ankohen se ujësjellësi i përkohshëm i ndërtuar nga vet banorët nuk është i mjaftueshëm për furnizimin e gjithë fshatit ndërsa projekti i ujësjellësit i paguar nga banorët që në vitin 2004 shpërfillet nga komuna.

“Komuna assesi nuk e fut projektin tonë askund që të parashihet me plan program për disa vjet që të punohet edhe ujësjellësi dhe tash kohën e fundit ato veç deklarohen se duhet mu revidu projektin, nuk i plotëson kushtet me konkuru diku, nëpër ministri apo nëpër organizata joqeveritare. Në komunë shumë projekte për ujësjellësin kanë kalu pas projektit tonë, si për Rashtakun, Bullaqanin dhe Creshovë. Ato, të gjithë pas nesh kanë bë projekte për ujësjellësin, ata kaluan disi në këshill e projekti jonë nuk kalon”, tha Adnan Ajrullahu, Bashkësia Lokale.

“Verës, dy muaj thuajse I gjithë fshati nuk ka ujë. Ujsjellësin na e kanë premtu që kanë me sjell, sa vjet vijnë e shkojnë partitë askush për te ne nuk mer masa. Puse ka, dikush prej zorit e ka bë”, tha një banor.

Banorët ankohen edhe për mungesë higjiene për shkak të ujit të pamjaftueshëm. Madje, ata thonë se kjo gjendje ka ndikuar në dëmtimin e kulturave bujqësore. Këto të fundit janë ujitur vetëm nga reshjet e shiut.

“Sigurisht që s’ka kurgjë nëse nuk ujiten, pa ujë nuk mund të bësh asgjë. Kemi bart ujë me bidona, me cisternë, gjithmonë ashtu, theksoi një banor tjetër.

“Pa ujë a ka diçka, fillimisht në shtëpi nuk ka pastërti mos të flasim për fushën ne në shtëpi nuk kemi, s’kemi sa duhet në shtëpi se për fushën nuk bëhet fjalë. Fshatrat që I kemi rreth nesh të gjithë kanë ujë e ne nuk kemi, ata janë më lart se ne, ne jemi më poshtë e për te ne thonë nuk vjen uji”, shtoi një banor.

“Tre muajt e nxehtë ne vuajmë për ujë, fshati. Tash ujitin kopshtet, lajnë, normal që ka nevojë por uji pakësohet”, tha banor.

Sipas bashkësisë lokale, fshati Straçincë i komunës Gazi Babë ka 175 shtëpi dhe rreth nji mijë banorë. Nga Komuna e Gazi Babës nuk na dhanë më shumë sqarime për këtë problematikë por theksuan se po punohet për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bislimovski: Importi i zvogëluar mund të ndikojë në uljen e çmimit të rrymës
Next Article Rimëkëmbja ekonomike pritet të jetë një nga sfida kryesore të qeverisë së re

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?