By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi akuzon presidentin Begaj: Vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi akuzon presidentin Begaj: Vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi
Shqipëri

Bardhi akuzon presidentin Begaj: Vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi

admin
Last updated: 13/11/2024 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi ashpër Presidentin Bajram Begaj, duke theksuar se, në vend që të ngrihet në lartësinë e detyrës, ai vjen në Kuvend dhe kërkon para për kolltuk dhe makina luksi.

Bardhi tha se opozita respekton institucionin e presidentit, por kurrsesi nuk mund të anashkalohet fakti se ai është kthyer në “drejtues politik i fushatës së Edi Ramës”. Gazment Bardhi i kërkoi mazhorancës të mos e keqpërdorë presidentin si leckë.

“Presidenti është në detyrë për rehati. Kërkon makina komode, kërkon zyra të mëdha, çfarë nuk kërkon. Shpresojmë të mos kërkojë të hapë ndonjë sallon bukurie në Presidencë. I kemi dhënë fonde në vazhdimësi. Por kam qenë shpesh në Presidencë dhe, për ta thënë të drejtën, godina është mirë. Ky është presidenti i parë që kërkon kolltuk, automjete, e ku di unë.

Presidenti, para se të kërkojë kolltuk, karrige, parukeri, do të duhej të luante rolin si president i vendit. I është dhënë disa herë shansi të ngrihet në detyrën e kreut të shtetit, por nuk ka guxuar kurrë ta bëjë këtë. Ne e inkurajojmë të mos japë mesazh të ndasisë politike. I kërkojmë si institucion përgjegjës të marrë masa për ambasadorët. Presidenti shkarkoi një nga ambasadorët më të mirë që kemi pasur, ambasadorin në Gjermani. E shkarkoi pse nuk i vuri në dispozicion eskortën për të takuar fëmijët. Nuk merr asnjë masë për ambasadorët që shkojnë në takime politike. Në vend që të flasë për këtë, vjen e kërkon në Kuvend, kolltuk. Sot nuk ka para për të sëmurët me kancer, por presidenti mori para për dorën që vrau, duke kërcënuar ambasadorin në Gjermani. Do duhet ta dinë shqiptarët këtë. Nëse keni respekt për presidentin, mos e përdorni si leckë”, akuzoi Gazment Bardhi.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Radev: Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të realizoj marrëveshjet e nënshkruara
Next Article Zhernovski demanton se nuk i ka dorëzuar letrat kredenciale në MPJ-në rumune, paralajmëroi se do të padisë për shpifje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?