By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi: Impianti fotovoltaik në digën e Zadejës, 5 milionë euro dëm buxhetit të shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi: Impianti fotovoltaik në digën e Zadejës, 5 milionë euro dëm buxhetit të shtetit
Shqipëri

Bardhi: Impianti fotovoltaik në digën e Zadejës, 5 milionë euro dëm buxhetit të shtetit

admin
Last updated: 02/12/2024 12:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Gazment Bardhi tha sot në konferencë për mediet, se për projektin fotovoltaik në digën e Zadejës, me firmën e ministres së Energjisë dhe Insfrastrukturës Belinda Balluku janë fryrë kostot e këtij projekti duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej pesë milionë eurosh.

“Këto ditë keni parë spektaklin e dhënë nga qeveria për buxhetin e vitit të ardhshëm”, e nisi Bardhi komunikimin me mediet. Por, sipas tij, kjo është popaganda e korrupsionit që vjedh çdo ditë nga taksat të ardhmen e fëmijëve.

Bardhi u shpreh se rasti që ai denoncon është një projekt në dukje i parëndësishëm për publikun, por që tregon se si numri dy i qeverisë, zëvendëskryeministri dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku përdor nevojën jetike të vendit për energji elektrike për të prodhuar një skemë kriminale që gati trefishon kostot e projekteve energjetike.

“Rasti që bëjmë publik mban firmën e Ballukut, një shkelëse e ligjit që duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe të shkojë para drejtësisë. Me firmën e Ballukut, një projekt kur ndërtohet nga KESHI kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga investitorë privatë kushton 3 milionë euro. Kjo ka ndodhur me impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës, kostoja është fryrë në mënyrë fiktive, dëm buxhetit të shtetit pesë milionë euro”, tha Bardhi.

Sipas, kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, “KESH-i e lidhi këtë kontratë para kohe, ndërsa Balluku në këtë rast ka miratuar projektin shtetëror për programin fotovoltaik për 8.3 milionë euro, ndërsa i njëjti projekt u kushtoi investitorëve privat137 3 milionë euro”.

Bardhi tha se Partia Demokratike i ka vënë në dispozicion SPAK-ut dokumente që provojnë se njëra nga kompanitë fituese në projektin shtetëror të impiantit fotovoltaik prej 8 milionë eurosh, kur ka realizuar projekte për privatë, projekte akoma më të ndërlikuara se ai i KESH-it, e ka nxjerrë çmimin 365 mijë euro për Megavat.

Bardhi i bën thirrje SPAK që të hetojë zëvendëskryeministren Balluku për këtë projekt të fryrë në kosto, sipas deputetit të PD.

“Është në përgjegjësinë e SPAK-ut të gjejë se në xhepat e kujt kanë shkuar 5 milionë eurot plus në projektin e fryrë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës. Njerëzit janë aty, duhet t’i hetojë, zyrtarë shtetërorë dhe individë privatë qofshin, të cilët zhvatin para nga shqiptarët. Mjafton të ndiqen paratë dhe hetimi do t’i çojë prokurorët në zyrën e numrit 2 të qeverisë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka detyrimin ta hetojë këtë aferë fare të qartë korruptive pa iu nënshtruar presionit dhe pa vonesa. Dosja është aty, përmban çdo fakt, çdo dokument dhe nuk lë shteg për asnjë zvarritje”, përfundoi Bardhi.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrustemi: Për keqardhje që disa zëra opozitarë kanë zgjedhur ta minimizojnë sulmin në Ibër-Lepenc
Next Article Tabaku: Integrimi në BE jo proces me dyer të mbyllura, kërkon diskutim gjithëpërfshirës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?