By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse
Shqipëri

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

admin
Last updated: 31/07/2026 17:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi sot se vendimi i Partisë Socialiste për të votuar kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale konfirmoi edhe një herë se kjo mazhorancë nuk ka pasur asnjëherë vullnet për një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të bazuar në interesin e qytetarëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se “që në nisje të këtij procesi, objektivi i saj ka qenë përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit, e jo përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e cilësisë së qeverisjes vendore”.

“Refuzimi për të vijuar punën me konsensus dëshmoi mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet e prekura, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë. Një reformë që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve nuk mund të ndërtohet me vendime të njëanshme dhe pa konsultim të gjerë publik”, tha Bardhi.

Sipas tij, propozimi për shkrirjen e 15 bashkive ekzistuese nuk përbën reformë administrative.

“Ai është një hap tjetër drejt dobësimit të qeverisjes vendore, largimit të shërbimeve nga qytetarët dhe përshpejtimit të shpopullimit të vendit. Ne kundërshtojmë me vendosmëri shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Përrenjas, Belësh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë. Çdo komunitet i prekur duhet të ketë të drejtën të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje nga Kuvendi. Ky nuk është vetëm një standard demokratik, por një detyrim kushtetues. Kushtetuta përcakton qartë se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to dhe pa u mbështetur në interesat e përbashkëta ekonomike, sociale e kulturore, si edhe në traditën historike të zonave përkatëse”, nënvizoi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se “Shqipëria ka nevojë për një reformë që forcon pushtetin vendor, afron shërbimet me qytetarët dhe krijon mundësi reale zhvillimi për çdo komunitet. Nuk ka nevojë për një reformë që përqendron pushtetin në qendër, dobëson autonominë vendore dhe i trajton bashkitë si instrumente të interesit politik të radhës”.

“Çdo reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi dialogun, konsensusin dhe interesin publik. Ajo duhet të jetë një reformë afatgjatë, e qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane, jo një projekt politik i diktuar nga interesat elektorale të momentit. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar dhe për të pasur një qeverisje vendore që u shërben atyre, jo interesave politike të mazhorancës”, tha Bardhi.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rita Ora publikon fotografi nga koncertet e kaluara: Mezi pres të performoj në Ohër
Next Article Filmi “Dua” zgjedhet si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscars 2027
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?