By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha në Athinë: Jemi pro SPAK, heqim vizat për shqiptarët me SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha në Athinë: Jemi pro SPAK, heqim vizat për shqiptarët me SHBA
Shqipëri

Basha në Athinë: Jemi pro SPAK, heqim vizat për shqiptarët me SHBA

admin
Last updated: 24/03/2025 10:52
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar dje një takim me shqiptarët në Athinë. Gjatë fjalës së tij Basha, tha se që të luftosh korrupsionin duhet të mbështesësh SPAK. Sipas tij, kush thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin.

Basha tha se lufta kundër korrupsionit bëhet me akte, jo me fjalë dhe këtë e kanë treguar më së miri Demokratët Euroatlantikë. Ai solli në vëmendje projektligjin për vettingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të politikanëve, të cilat prej një viti ndodhen të depozituara në Parlament, por që Edi Rama dhe garda e vjetër nuk e fusin as në shqyrtim në rendin e ditës.

“Me ligjin tonë për vettingun e politikanëve, ndahet shapi nga sheqeri siç thotë populli, Dhe atëherë e kuptojmë kush është i korruptuar, e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush i justifikon pasuritë e tij, të familjes së tij, të të afërmve të tij dhe kush jo”, tha Basha.

Basha më tej tha se kur të vij 11 maji, në fletën e votimit ka vetëm një forcë politike e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët e koalicionit.

“Lufta kundër korrupsionit, bëhet me akte dhe jo me fjalë. Ndaj mbajeni mend, kur të vij ajo ditë e 11 majit dhe të shikoni atë fletë votimi, ka vetëm një forcë politike, ka vetëm një alternativë e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia mos t’i mbrojë por t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët tanë”, tha Basha.

Basha, foli për rëndësinë e heqjes së vizave për shqiptarët me Bashkimin Europian. Ai kujtoi periudhën kur ishte ministër i Jashtëm dhe shpesh shihte dhimbjen e familjeve që nuk mund të vizitonin të afërmit për shkak të vizave. Basha tha se ky ishte një motivim i madh që e shtyu të punonte për heqjen e vizave për shqiptarët.

Ai gjithashtu ritheksoi angazhimin që ashtu siç arriti të hiqte vizat për Bashkimin Europian, do të punojnë për të hequr vizat edhe me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.

“Ishte një kohë kur ishim krah për krah me Kroacinë në anëtarësimin në NATO. Dhe sot jemi në të njëjtën tavolinë si Republika Helene, si Greqia në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe të vlerave në botë në NATO. Dhe t’ia themi këtu nga Athina, t’ia kujtojmë kryeministrit që tavolina ku e kam ulur Shqipërinë, është e vetmja tavolinë ku ai ulet dhe sot e kësaj dite me partnerët Euroatlantik. Kjo është një provë tjetër se kur ke një qeveri dhe një kryeministër që parësor kanë interesat e njerëzve, nuk ka asgjë të paarritshme. Dhe sot nga Athina, meqë përmendëm shembullin e Kroacisë që tani është bërë anëtare e Bashkimit Europian dhe janë hequr dhe vizat me SHBA, dua ta përsëris zotimin tim se ashtu siç punuam dhe hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat për shqiptarët me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe”, tha Basha.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasada amerikane: Kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA
Next Article Taravari, mohon të jetë takuar me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?