By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bashkëpunim për përparim ekonomik: Takim i guvernatorit me kryetarin e Odës ekonomike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bashkëpunim për përparim ekonomik: Takim i guvernatorit me kryetarin e Odës ekonomike
Maqedoni

Bashkëpunim për përparim ekonomik: Takim i guvernatorit me kryetarin e Odës ekonomike

admin
Last updated: 09/06/2025 14:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Politika monetare, stabiliteti financiar dhe qasja deri tek financat për ekonominë kanë qenë vetëm disa nga temat që diskutuan sot guvernatori Trajko Sllaveski dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Siç informojnë nga Banka Popullore, takimi ka qenë në frymën e angazhimit të përbashkët për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

“Në takim u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm midis bartësve ekonomikë dhe bashkësisë së biznesit, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale ekonomike globale dhe rajonale. Kryetari Azeski theksoi se Oda është e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm aktiv me Bankën Popullore, duke shprehur mbështetje për profesionalizmin dhe besueshmërinë që guvernatori Sllaveski sjell në këtë pozicion. Në bisedë u hapën tema që lidhen me ekonominë, si dhe rolin e Bankës Popullore në krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi. Të dyja palët ranë dakord se hapja dhe koordinimi i ndërsjellë mund të kontribuojnë në përmbushjen më efikase të qëllimeve strategjike ekonomike të vendit”, theksojnë nga BP.

Guvernatori Sllaveski theksoi angazhimin e Bankës Popullore për transparencë, parashikueshmëri dhe mbështetje të stabilitetit, si parakusht për rritje të qëndrueshme. Ai dërgoi falënderime për mbështetjen dhe shprehu kënaqësinë për iniciativat e Odës për thellimin e komunikimit me institucionet nga sektori financiar.

“Takimi përfundoi në frymë konstruktive, me marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit përmes konsultimeve të rregullta dhe shkëmbimit të analizave dhe opinioneve me interes të ndërsjellë”, kumtoi BP-ja.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Urgjent nevojitet zgjidhje për parking te klinika “Nënë Tereza” – qytetarët më shumë po i mundon parkingu se sëmundja!
Next Article Me mbështetjen e SHBA-së është rikonstruktuar Sh.F “Goce Dellçev” në Piravë të Vallandovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?